‘Pse e mbron Fatmirin?’, ish-ministri shpërthen ndaj Ramës: Punonjësit i ke shkarkuar për një ankesë, kurse tani…

May 19, 2018 | 13:27
SHPËRNDAJE

Ish-ministri i Drejtesise, Ylli Manjani ka reaguar serish me nje status akuzues per kryeministrin Rama, lidhur me ate qe ai e quan standard te dyfishte, lidhur me mbrojtjen qe po i ben ministrit te Brendshem, Fatmir Xhafaj.

manjani-655x356

Reagimi i Manjanit 

Propagandistët e qeverisë këto ditë rreken të argumentojnë mbrojten e shokut Fatmir, me teorinë e “dy standarteve”.

Por, çuditërisht gabojnë në zgjedhjen e rastit model për krahasim. Secili zgjedh një rast nga kundërshtarët politikë…

Ndërkohë, Kryeministri ka shkarkuar në vend, publikisht, punonjës të administradës për një ankesë të pa verifikuar. E ka bërë disa herë këtë gjë!

I ka shkarkuar për pretendime, jo fakte, që kanë të bëjnë me letra, apo veprime e mosveprime administrative!

Ndërsa Ministrin e Brendshëm që e aluzojnë me fakte që favorizoi vëllain e tij trafikant droge, e MBRON!!!

Ndaj, jam dakort që ka dy standarte, që justifikojnë një të vetëm:

Po u more me drogë je me imunitet!

Narko-Rilindje…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura