“Pse e lë qenin jashtë se na ha…”/ Zbardhet arsyeja e sherrit në Kavajë, ku u plagosën me thikë dy persona

Sep 22, 2020 | 10:56
SHPËRNDAJE

Plagosja e dy personave në Kavajë një javë më parë ka ndodhur pas një sherri për qenin. “Pse e lë qenin jashtë se na ha”, janë fjalët e autorit, Rizan Aliu që degjeneroi më pas në sherr me thika në ambientet e një lokali.

Po ashtu mësohet se pronari i lokalit ka ndërhyrë për t’i ndarë, por është goditur nga 45-vjeçari. Rizan Aliu u arrestua mbrëmjen e djeshme nga policia.

Ai akuzohet për “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, menjëherë pas njoftimit se në Kavajë, në ambientet e një lokali po konfliktoheshin disa shtetas dhe për pasojë dy prej tyre ishin plagosur me mjet prerës (thikë), menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe kapjen a autorit”, tha policia në njoftimin e sotëm.

Si ka ndodhur ngjarja

Ky shtetas, më datë 16.09.2020, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës thikë shtetasin B. Ç. dhe pronarin e lokalit shtetasin M. A., i cili ka ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura