VIDEO/ Pse e dekretoi tani Meta Sandër Lleshin ministër? Përgjigjet Presidenti: Dje, gjeta…

Nov 16, 2018 | 23:21
SHPËRNDAJE

Presidenti Ilir Meta ka shpjeguar arsyen e shtyrjes së dekretimit të Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm.

WhatsApp Image 2018-11-16 at 22.20.29

“Dje në këtë kohë kam gjetur shkresën zyrtare të Ministres së Mbrojtjes, e cila duhet që në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Shqipërisë të bënte propozimin për lirimin nga shërbimi aktiv të gjeneralit. Është arsye kushtetuese. Arsyeja ime është kjo, për mua s’është e vogël, por është arsye kushtetuese”, tha kreu i shtetit.

WhatsApp Image 2018-11-16 at 22.20.29 (1)

Arian Çani: Pse e dekretove pikërisht tani Sandër Lleshajn, ka lidhje me Vitore Tushën?

Ilir Meta: Jo zero lidhje.

Arian Çani: Atëherë përse nuk e dekretove që në momentin e parë, por e dekretove në momentin e dytë?

Ilir Meta: Sepse dje në këtë kohë kam gjetur shkresën zyrtare të Ministres së Mbrojtjes, e cila duhet që në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Shqipërisë të bënte propozimin për lirimin nga shërbimi aktiv të gjeneralit.

Arian Çani:Pra vetëm kjo është arsyeja?

Ilir Meta:Është arsye Kushtetuese.

Arian Çani: Nuk mund të bëhej kjo që në dekretin e parë.

Ilir Meta: Nëse do të ma kishin sjellë, patjetër që do të ishte bërë.

Arian Çani: Dakort, është kaq e thjeshtë, nuk ka arsye tjetër thua ti. Është e pabesueshme.

Ilir Meta: Nuk është arsye e vogël, është arsye kushtetuese.

Arian Çani: Ata që janë skeptikë thonë: Ç’të keqe ka, ti mund ta dekretoje si ministër dhe ta ç’dekretoje më pas si gjeneral.

Ilir Meta: Ata e diskutojnë si muhabet, unë nuk mund ta diskutoj kështu.

Arian Çani: Ata përdorin këtë argument: Vitorja a është anëtare e Gjykatës Kushtetuese? Pse parlamenti nuk kërkon që ajo të ikë një herë? Parlamenti e miraton në fillim.

Ilir Meta: Dekreti për Lleshajn është dekret emërimi. Dekreti për Tushën është dekret propozimi nga Presidenti për parlamentin. Është e qartë që jemi vend demokratik që janë të ndara pushteti civil nga ai ushtarak.

Arian Çani: Jemi vend teorikisht demokratik.

Ilir Meta: Jo jemi tërësisht demokratik, derisa unë vij këtu dhe ju më bëni pyetje të poshtra. Një dekret nga presidenti pa dekretin e mëparshëm për lirimin nga shërbimi aktiv do të ishte shkelje e Kushtetutës mbi të cilin ngrihet Republika e Shqipërisë. Kjo është arsye parimore dhe kushtetuese

WhatsApp Image 2018-11-16 at 22.20.28 (2)

“Për rastin tjetër, zonja në fjalë, i ka përfunduar mandati si anëtare e gjykatës Kushtetuese, ka 1 vit e gjysmë, e po rri për shkak të përgjegjshmërisë, se edhe mund të kishte ikur. Por se ka bërë, nga informacionet që kam marrë, se s’ka dashur ti shmanget vetingut. Dhe ajo s’ka të drejtë të marrë mandat të dytë në Gjykatën Kushtetuese”, shpjegoi kreu i shtetit.

Çani: Nëse ikën ajo ndërpritet reforma në drejtësi…

Meta: Kjo është mashtrim. Nëse ajo jep dorëheqjen çfarë ndodh? Këto janë trike të atyre që .. gjithmonë do ti gjejnë një sebeb, një justifikim. Më thoni kush e ka bllokuar KED për një vit e gjysmë?

***

A do ketë përplasje me Ramën në zgjedhje?

Arian Çani: A do ketë përplasje në këto zgjedhje lokale apo ne zgjedhjet parlamentare me Ramën?

Meta: Zero përplasje.

Çani: A jeni bërë pishman që e ndihmuat Ramën kundër Nanos?

Meta: Shoh vetëm përpara…

Çani: Edi Rama duket se ka marrë gjithë institucionet e drejtësisë, a nuk keni frikë se mos e pësoni edhe ju si Gruevski?

Meta: Frikën nuk e njoh as në tokë dhe as në qiell.

WhatsApp Image 2018-11-16 at 22.20.27

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura