Pse doli nga rruga makina sot në autostradën Lushnje-Rrogozhinë, një fëmijë mes të plagosurve. Ja pamjet

Aug 22, 2018 | 10:21
SHPËRNDAJE

Nje tjetër aksident me dy të plagosur, një prej të cilëve në gjendje të rëndë, ka ndodhur këtë mëngjes në autostradën Lushnje-Rrogozhinë, në vendin e quajtur Zhamë.

Policia njofton se mjeti tip “Benz” me targa TR 6070M i drejtuar nga shtetasi Marindo Rona, i cili udhëtonte drejt Tiranës ka dalë nga rruga për rreth 200 metra në çakull, përbri karrezhatës dhe është përplasur në muret e betonit të një nenkalimi.

Për pasojë janë dëmtuar dy persona nga Tirana që udhëtonin si pasagjerë në mjet, ndërsa drejtuesi nga Tepelena nuk ka pësuar asgjë.  Mes të plagosurve është një vajzë 8 vjeçe, Marie Jaupaj.

Një prej të plagosurve është dërguar me urgjencë në Tiranë ne gjendje tepër të rëndë.

Sipas policisë, aksidenti ndodhi pas drejtuesi i mjetit ishte i përgjumur dhe kjo ka bere qe te dale makina nga rruga.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura