Pse djegia e bën duhanin të dëmshëm?

Aug 10, 2020 | 13:25
SHPËRNDAJE

2

Kur një cigare ndizet, maja e saj arrin temperaturën mbi 600 gradë Celsius. Kjo temperaturë është mjaftueshëm e lartë për të shkrirë dhe disa lloje metalesh. Është pikërisht temperatura e djegies ajo që përbën dhe problemin kryesor tek cigarja.

Djegia shpërbën duhanin dhe çliron rreth 6000 elemente kimikë, ku 1000 prej tyre janë identifikuar nga institucionet e shëndetit publik si shkaktarë apo shkaktarë të mundshëm të sëmundjeve të lidhura me duhanpirjen.   Disa prej tyre që konsiderohen të dëmshëm janë arsenik, benzen, monoksid karboni, etj.

Duhanpirësi i thith këto elemente përmes cigares gjatë djegies njëhershme  të duhanit dhe të letrës deri sa në fund të mbetet vetëm hiri.

Tymi që çlirohet nga djegia e cigares përmban shijen e duhanit si dhe nikotinën, të cilët janë elementët që një duhanpirës kërkon teksa pi duhan. Por së bashku me to, ai është i detyruar të marrë dhe elementët e dëmshëm që përmban tymi.

Shkenca ka treguar se duke ulur temperaturën në 350 gradë Celsius, aq sa të ngrohet duhani, reduktohet në mënyrë të dukshme niveli i elementëve kimikë të dëmshëm dhe potencialisht të dëmshëm, por gjithsesi duke çliruar shijen e duhanit dhe nikotinën. Nikotina është një element natyror e cila krahas gjethes së duhanit gjendet dhe në patate, domate apo patëllxhan. Edhe pse krijon varësi, nikotina nuk është shkaktare e sëmundjeve të lidhura me duhanpirjen.

Philip Morris është kompania që në bashkëpunim me mbi 400 shkencëtarë dhe inxhinierë pas një dekade kërkimesh, ka zhvilluar IQOS. IQOS është një pajisje elektronike që mundëson çlirimin në mënyrë të kënaqshme të nikotinës dhe shijes së duhanit, por duke shmangur djegien dhe së bashku me të tymin e dëmshëm.

Këto produkte të duhanit pa tym, të zhvilluara nën parimin e ngrohjes dhe jo djegies, edhe pse nuk janë totalisht të padëmshme, janë një alternativë shumë më e mirë për duhanpirësit që nuk heqin dot dorë nga duhani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura