Pse Avokati i Popullit duhet t’u takojë antikomunistëve

Sep 22, 2022 | 9:30
SHPËRNDAJE

NGA BESIM NDREGJONI

Besim Ndregjoni
Besim Ndregjoni

Të nderuar deputetë, Sho qëria Civile dhe Unioni i të Burgosurve dhe i të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, ju shprehin kërkesën tonë të ligjshme për aprovimin nga Parlamenti dhe votimin e kapaciteteve të Përndjekurve Politikë në institucionet Kushtetuese të Shqipërisë.

Ne të përndjekurit politikë dhe shoqëria civile, mbas 31 vitesh, kemi paraqitur kandidaturën tonë për Avokat Populli të një personaliteti të shquar në fushën e mbrojtjes së të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, dr. Besim Ndregjoni shtetas shqiptar me një veprimtari të shquar kombëtare në fushën e të Drejtave dhe të Lirive të Njeriut dhe Ligjit, në trajtimin e integrimin e shtresës antikomuniste të Përndjekurve Politikë shqiptar.

Zoti Ndregjoni i përket atij brezi të vuajtur të Shqipërisë së diktaturës së proletariatit, ku vlerat e njeriut ishin të papërfillshme dhe ku kunstitutohej nga Kushtetuta diktatoriale: Diktatura e pakicës mbi shumicën. Zoti Ndregjoni vjen nga një familje fisnike shqiptare, e cila ka përballuar tri diktatura në Shqipëri, diktaturën fashiste, më 7 prill 1939, babai i tij Imer Ndregjoni luftoi kundër pushtuesit fashistë, në vitin 1944 u përndoq nga nazizmi se shpëtoi një familje hebrenjsh të Emunael Rubenit prej 7 vetash, duke treguar humanizmin shqiptar, si luftëtar nacionalist u shqua për qëndresën ndaj diktaturës komuniste, ku diktatura e dënoi me 17 vite burg politike, si bashkëpunëtor i anglo-amerikanëve.

Diktatura komuniste i pushkatoi tre pjesëtare të familjes në moshën 18-vjeçare nipin Xhevitin, xhajën Xhetanin në moshën 24-vjeçare, dhe në moshën 75 vjeçar gjyshi Llani vritet në përpjekje me forcat e Kriminelit, Shefqet Peçi.

Nga torturat çnjerëzore në hetuesi, vdiqën në tortura dy pjesëtarë të familjes, kushëririn Halilin, dhe daja i babës Lam Bici, i dënoi me 7 vite burg politike dajën e tij, Bajram Totrakun.

Nga torturat çnjerëzore në hetuesi në vitin 1981 humb vetëdijen, burri i hallës Destan Manuka, të cilin e dërguan në spitalin psikiatrik në Elbasan. Ky është bilanci tragjik që kjo familje pësoi nga diktatura komuniste.

Zoti Ndregjoni i mbijetoi diktaturës dhe pse ajo e kishte etikuar armik të regjimit, duke i mohuar të Drejtat dhe Liritë në të gjitha fushat e jetës, falë vullnetit dhe kurajës së tij me një qëndrese e stoicizëm të admirueshëm.

Ka organizuar tri konventa kombëtare për dënimin e krimeve të komunizmit dhe është iniciatori dhe kontribuues në realizimin e Rezolutës për dënimin e krimeve të komunizmit në bazë të Rezolutës së A.P.K. Europës në vitin 2006, në Parlamentin shqiptar.

Misionar i ngritjes Parcelës Kombëtare të Kujtesës, në Tiranë, kushtuar mbi 6000 burrave dhe grave që i ka pushkatuar diktatura duke ju ka zhdukur kufomat, dhe ata sot nuk kanë një varr. Ku ka marrë mbështetjen e personaliteteve shqiptare si të Kardinalit shqiptar, Ernest Troshani, Deputetes të Parlamentit europjan Arba Kokalari, shkrimtarit të shquar Ismail Kadaresë, ikonës, shkrimtarit ish-i burgosuri politik, studiuesit prof. Sami Repishtit, shkrimtares së shquar fituese e disa çmimeve ndërkombëtare Luljeta Lleshanaku, si dhe tre drejtues të komuniteteve fetare në vendin tonë: atij Katolik, Mysliman, Ortodoks dhe Bektashinj, si dhe qindrave intelektualëve të fushave të ndryshme, të artit e kulturës.

Zotërinj deputetë,

Kemi tri dekada që në institucionet kushtetuese nuk lejohen dhe promovohen kapacitetet antikomuniste që vijnë nga shtresa e të përndjekurve politikë.

Gjatë 30 viteve janë promovuar dhe kanë drejtuar këto institucione individë që i kanë shërbyer diktaturës, ose kanë lidhje politike me regjimin e diktatorit Enver Hoxha dhe të votuar nga PD&PS. Sot fatkeqësisht të gjitha institucionet kushtetuese drejtohen nga të priviligjumit e diktaturës. Kërkojmë dhe presim mbështetjen dhe ndihmën tuaj morale politike dhe njerëzore për kandidaturën tonë. Dhe kjo falë votës suaj 30-vjeçare që keni mbështetur të priviligjuemit e diktaturës.

Igjn. Ardian Vasil Kati, ish-i internuar politik prej 15 vitesh me babanë në burg politik, prej 17 vitesh si Përfaqësues i Shoqërisë Civile ju apelon juve Zotërinj e Zonja deputetë, si Z/Kryetar i Kuvendit: Mbështetni dhe votoni kandidaturën e personalitetit, me përmasa kombëtare, aktivistit të shquara të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, pinjollin e një familjeje fisnike që përballoi tri diktatura dhe ka drejtuar institucione të rëndësishme si Shef Kabineti në Komitetin Kombëtar të Përndjekurve Politikë 1992-1994. Ka drejtuar Institutin e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë 1998- 2003 si Drejtor i Institutit, ku u shqua për ndershmërinë dhe profesionalizmin e lartë në drejtim të tyre.

Demir Pojani, ish-i Burgosur Politik për 25 vite, në emër të të Burgosurve Politikë dhe si pjesëmarrës i revoltës së Spaçit, ju bën thirrje zotërinj deputetë: Shembjani këtë mur politik tridhjetëvjeçar që është ndërtuar me heshtje ndaj të përndjekurve politike se i shërbeni paqes dhe jo urrejtjes.

Mbështetni kandidaturën e të Përndjekurit Politik, i cili ka kontribute të çmuara në mbrojtje të kësaj shtrese. Që ky institucion që mbron të Drejtat dhe Liritë e Njeriut, të mos drejtohet nga ushtarë të politikës, por të ketë drejtues një personalitet nga klasa e të përndjekurve politike që ka sensibilizimi moral dhe i mbron me fanatizëm këto të drejta, se i ka provuar në familjen e tij të gjitha llojet e krimit komunist dhe dhunimin e të Drejtave dhe Lirive.

Votoni përfaqësuesin e të mbijetuarve të diktaturës Zotin Besim Ndregjoni.

Lavdie Nela, ish-e burgosur politike, bashkëshorte e poetit të varur në litar, martirit Havzi Nela, apelon: Zonja deputete, në emër të grave ish-të Burgosura Politike dhe të mbetur pa fëmijë, mbroni dhe votoni kandidaturën që mbështetet nga Shoqëria Civile dhe të gjithë të Përndjekurit Politikë, Dr.Besim Ndregjonin, i cili ka një kontribut në vlerësimin e figurave të Përndjekurve Politikë, falë kontributit të tij, Havzi Nela, u nderua Nderi i Kombit, e përjetësohet vepra e tij atdhetare. Si dhe qindra intelektualë që janë pushkatuar e sot nuk kanë një varr.

Fatbardha Mulleti Saraçi, e internuar politike në Kampin e Tepelenës për 30 vite, studiuese e krimeve të komunizmit, apelon: Zonja deputete, ke shansin dhe privilegjin të kontribuosh që në drejtimin e Avokatit të Popullit të zgjidhet aktivisti i shquar një kontribuues i palodhur në publicistikën e krimeve të komunizmit. Të përndjekur politikë që kanë statuse janë me mijëra, por me kontribute ndaj të Përndjekurve Politikë si Besim Ndregjoni nuk ka. Prandaj në emër të nënave dhe motrave që u dergjën kampeve të internimit, ju apeloj votoni Kandidaturën tonë!

Adem Allçi, i burgosur politik prej 30 vitesh në burgun e Burrelit: Zotëri deputet, thyeje akullin e politikës 30-vjeçare dhe bëhu promotor i zhvillimit që mbas 30 vitesh të Përndjekurit Politikë të drejtojnë një institucion kushtetutës. U jeni borxhlinj kësaj shtrese që gjatë 31 viteve pluralizëm PËRÇUAM PAQEN DHE JO HAKMARRJEN. I gjithë komuniteti i të Përndjekurve Politikë pret me padurim që të ktheni mbas tri dekadash në krye të institucionit kushtetues të Avokatit Popullit përfaqësuesin tonë të mbështetur dhe nga shoqëria civile, Besim Ndregjoni.

T’i demokratizojmë institucionet, jo t’i politizojmë siç ka ndodhur gjatë këtij tranzicioni.

Zotërinj Deputetë, jeni mandatuar nga vota e të Burgosurve Politikë, e të Përndjekurve politikë, e ish-pronarëve, e ish-nacionalistëve që u shkrinë për kombin, keni 31 vite që nuk votoni asnjë përfaqësues të tyre, thirrini ndërgjegjes suaj kombëtare dhe votoni përfaqësuesin e këtyre familjeve që gjatë këtij tranzicioni stalinist njohën vetëm përçmimin dhe përbuzjen.

Mos bëni një luftë klasash të dytë me vendime politike si Partia Komuniste.

Kundërshtari politik i Zotit Ndregjoni, ish-Kryeministri socialist, Pandeli Majko, në Komisionin e Ligjeve në seancën dëgjimore më 15 korrik, i bëri thirrje opozitës parlamentare, mbështeteni kandidaturën e Zotit Ndregjoni që vjen nga shtresa e të Përndjekurve Politikë, se e meriton.

Ishte një thirrje njerëzore e një kundërshtari, por edhe reflektim për kandidaturat që nuk i përkasin spektrit politik.

Le të shërbejë pas 31 vitesh vendimi juaj e të gjithë deputetëve që janë mandatuar falë dhe votës së elektoratit të djathtë, që shumicën e përbëjnë të përndjekurit politikë dhe pronarët.

Jua keni borxh të përndjekurve politikë, të cilëve keni 31 vite që u merrni votën dhe votoni të përkëdhelurit e diktaturës..

Le të shembet muri politik i urrejtjes dhe i harresës i politikës ndaj të Përndjekurve Politikë dhe ne të Përndjekurit Politikë të jemi qytetarë me shanse të barabarta në Shqipëri.

Presim nga ju si Deputetë të Kuvendit, t’i bashkoheni thirrjes sonë njerëzore dhe të jeni mbështetës ligjorë me votë ndaj kandidaturës sonë.

Kanë kaluar tri dekada dhe juve ju bie barra të bëheni bashkëluftëtarë me ne, të dënoni marrëveshjet politike që bëhen në interesa personale, narciste, partiake, klienteliste për miq dhe shokë dhe aspak institucionale.

Mos ndiqni rrugën e poshtërimit që ka ndjek ish-kryetari juaj, Lulzim Basha, që dhe tani në hije punon kundër të përndjekurve politikë për të dërguar në postin e Avokatit të Popullit mikun e tij, Ledio Braho, siç dërgoi miken e tij, Erinda Ballancën, para 5 vitesh, apo aktualisht miq të drejtuesve aktualë në Parlament e sotëm, apo marrëveshjet politike të të përndjekurit Alibeaj me fatosin e Enverit, Taulantin.

Mbas tridhjetë viteve le të bëhet pozita dhe opozita mbështetëse e një kandidature antikomuniste, se nuk i shërben një individi, por ndërtimit të shtetit të së drejtës, që ka 31 vite që nuk po e ndërtojmë. Është koha të promovoni antikomunistët në drejtim të institucioneve dhe jo të përkëdhelurit e diktaturës siç po veproni dhe tani për “Avokatin e Popullit”.

Së bashku me thirrjen tonë ju dorëzojmë dhe gjenocidin komunist mbi familjen Ndregjoni.

© Panorama.al

Te lidhura