PSA e lartë, jo tregues i kancerit të prostatës, ja kur duhet të shqetësoheni. Flet mjeku urolog

Feb 16, 2020 | 9:52
SHPËRNDAJE

Në jo pak raste, pacientët dhe familjarët e tyre shqetësohen sepse e lidhin rritjen e PSA (matja në gjak e nivelit të antigjenit specifik të prostatës) me praninë e kancerit të prostatës. Por mjeku urolog, Rezar Xhani, thotë që rritja e këtij hormoni nuk është sinonim i kancerit, vlerat e PSA rriten edhe në rastet e zmadhimit të prostatës, inflamacionit apo infeksioni urinar.

prostata

“Mund t’ju them që rritja e PSA nuk është sinonim i kancerit të prostatës, ajo mund të rritet edhe në rastet e zmadhimit beninj të prostatës apo në rast të një infeksioni urinar. Përpara se të bëjë një biopsi të prostatës, mjeku urolog duhet të realizojë një prekje me gisht të prostatës, duhet të bëjë një matje të dytë të nivelit të PSA (pra, një analizë PSA të dytë) dhe të krahasojë rritjen e PSA ndër vite”, thotë doktori.

Sipas Xhanit, para se mjeku urolog të vendosë për biopsitë e prostatës ai duhet të marrë parasysh historinë familjare pra nëse ka apo ka pasur anëtarë të familjes me këtë sëmundje apojo, moshën e pacientit, gjendjen e tij shëndetësore, volumin e prostatës, ekzaminimin dixhital rektal, rritjen e PSA ndër vite dhe më e rëndësishmja, realizimin e një rezonance magnetike të prostatës përpara biopsisë prostatike. Me rritjen e moshës, rritet edhe mundësia për shfaqjen e kancerit të prostatës.

Të dhënat tregojnë se një në tetë persona të grupmoshës nga 60 deri në 79 vjeç ka predispozitë për t’u prekur nga sëmundja. Trashëgimia konsiderohet si një ndër shkaktarët që ndikon, por krahas saj renditen edhe disa faktorë të jashtëm të tillë si konsumimi i tepërt i yndyrave shtazore, konsumimi i tepërt i alkoolit, duhanpirja, ekspozimi i tepërt ndaj rrezatimit ultraviolet.

1

Çfarë është PSA dhe a duhet të jemi të shqetësuar në rastet kur ajo është e rritur?

PSA është një hormon specifik i prostatës, e cila prodhohet nga qelizat e prostatës dhe që sekretohet me shumicë në lëngun spermatik, roli i i së cilës është lëngëzimi i spermës. PSA që ndodhet në gjak është 30% e lirë dhe 70% e lidhur me proteina të ndryshme. Laboratorët e ndryshëm dozojnë PSA total dhe PSA e lirë, ato mund të dozojnë edhe raportin PSA e lirë/PSA total, i cili, në rast se është <10%, tregon për mundësinë e një kanceri të prostatës. Në rast se PSA nuk është matur asnjëherë, nuk rekomandohet që të fillohet matja me PSA e lirë, për shkak të gabimeve të shumta. Shpesh, pacientët janë të shqetësuar sepse SHENDET 14 PSA e lartë, jo tregues i kancerit të prostatës, ja kur duhet të shqetësoheni e lidhin rritjen e saj me praninë e një kanceri të prostatës si edhe me bërjen e biopsive të prostatës nga mjeku urolog.

A ka një vlerë të PSA-së, e cila mund të konsiderohet si problematike?

Vlera kufi më e përdorur nga laboratorët në Shqipëri është 4 mg/ml, por vetëm një matje nuk mjafton sepse edhe midis dy matjeve, tek i njëjti person, ekziston një ndryshim në vlera që mund të arrijë deri në 30%.

Në çfarë rastesh të tjera, përveç kancerit të prostatës, rritet PSA?

Ne mund të kemi rritje të PSA-së në rastin e një hiperplazie të prostatës, që quhet ndryshe edhe HBP (rritje të madhësisë së saj), në rastin e një infeksioni urinar, në rast të një inflamacioni të prostatës (prostatiti), raportet seksuale mund ta rrisin gjithashtu PSA. Disa medikamentem si p.sh., Finasteride, Avodartm e ulin PSA deri në 50%.

Atëherë, si mund ta interpretojmë vlerën e PSA-së në mënyrë korrekte?

Në radhë të parë duhen krahasuar vlerat e PSA-së në kohë, pra, vit pas viti, për të detektuar rritje të rëndësishme të saj, e dyta duhen përdorur gjithmonë kite të njëjta për të matur PSA. Kjo është arsyeja që ne rekomandojmë matje të PSA-së në të njëjtin laborator. Gjithashtu, duhet që pacienti të mos ketë kaluar ndonjë infeksion urinar tre muajt e fundit dhe duhet pasur kujdes të shënohen të gjitha medikamentet që ai merr, sidomos inhibitoret e 5-alfa reduktazës (Avodart). Mosha e pacientit dhe volumi i prostatës mund ta bëjnë të vështirë gjithashtu interpretimin e vlerave të PSA-së.

Çfarë analizash shtesë duhen bërë përpara konsultës me urologun dhe a duhet me të vërtetë të shqetësohemi për praninë e një kanceri të prostatës?

Mund t’ju them që rritja e PSA-së nuk është sinonim i kancerit të prostatës, ajo mund të rritet edhe në rastet e zmadhimit beninj të prostatës apo në rast të një infeksioni urinar. Përpara se të bëjë një biopsi të prostatës, mjeku urolog duhet të realizojë një prekje me gisht të prostatës, duhet të bëjë një matje të dytë të nivelit të PSA-së (pra, një analizë PSA të dytë) dhe të krahasojë rritjen e PSA-së ndër vite.

Kur duhet të fillojë depistimi i kancerit të prostatës dhe a duhet filluar më herët në rastet me histori familjare për kancer prostate?

Një histori familjare për kancer prostate kërkon një depistim më të kujdesshëm të pacientit. Normalisht matja e parë e PSA bëhet në moshën 50 vjeç, por në rastet kur babai i personit dhe xhaxhai i tij janë të vërtetuar me kancer prostate (me anë të biopsisë prostatike), atëherë pacienti duhet ta bëjë këtë analizë që në moshën 45 vjeç.

Në rast se një person 77 vjeç ka një PSA, e cila nuk ka ndryshuar nga viti në vit, a duhet ai të shqetësohet?

Ne nuk e rekomandojmë depistimin e PSAsë te personat mbi 75 vjeç, të cilët kanë një PSA stabël, nga ana tjetër rekomandohet vazhdimi i depistimit me ekzaminimin dixhital rektal, si edhe shqetësimet e ndryshme urinare.

A është e vërtetë që një PSA e rritur mbi normë tregon qartazi praninë e një kanceri të prostatës dhe ajo duhet të na çojë drejt një biopsie të prostatës?

Jo, kjo nuk është e vërtetë. Përpara se mjeku urolog të vendosë për biopsitë e prostatës, ai duhet të marrë parasysh elementët e mëposhtëm, antecedentet familjare për kancer prostate, moshën e pacientit, gjendjen e tij shëndetësore, volumin e prostatës, ekzaminimin dixhital rektal, rritjen e PSA ndër vite dhe më e rëndësishmja, realizimin e një rezonance magnetike të prostatës përpara biopsisë prostatike. Mjeku duhet ta informojë pacientin mbi komplikacionet e biopsisë së prostatës si edhe modalitetet e trajtimit në rast se ajo tregon praninë e qelizave tumorale të prostatës. Në rast se realizojmë biopsi sistematike për çdo PSA > 4 ng/ml pa marrë parasysh faktorët e mësipërm, do të çojë në biopsi të pavlera.

Si realizohet biopsia e prostatës dhe a është e vërtetë që ajo mund ta përkeqësojë situatën?

Biopsia e prostatës, sikur opinionit në popull, jo vetëm nuk e përhap sëmundjen, por bën të mundur fillimin e një trajtimi të duhur më shpejt dhe për rrjedhojë mund të shpëtojë jetën e pacientit. Biopsia realizohet nën anestezi lokale dhe nuk është shumë e dhimbshme. Vetëm në raste shumë të rralla, ajo bëhet nën anestezi gjenerale.

Përpara bërjes së biopsisë duhen marrë antibiotikë në mënyrë që të parandalohet ndonjë infeksion i mundshëm. Biopsitë merren nën kontrollin ekografik (eko transrektale) duke përdorur një age të hollë, zakonisht merren 12 biopsi.

Komplikacionet kryesore janë prania e gjakut në urinë (rreth një javë), në spermë (një muaj), rreziku i një infeksioni të prostatës (prostatiti) është shumë i ulur, gjithsesi pacienti rekomandohet të masë temperaturën rregullisht pas realizimit të biopsisë.

Cilat janë trajtimet e ndryshme në rast të një kanceri të prostatës?

Në radhë të parë duhet që para çdo trajtimi të mundshëm duhet marrë parasysh mosha e pacientit, gjendja e tij shëndetësore si edhe stadi i sëmundjes. Vetëm pasi këto tri kondita të jenë studiuar me kujdes, mund të propozohet trajtimi i duhur.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura