PS sulmon Presidentin, Balla: Nishani është ushtar i Saliut

Feb 15, 2015 | 12:21
SHPËRNDAJE

TIRANË- Deputeti socialist Taulant Balla përmes një postimi në rrjetet sociale ka sulmuar Presidentin e Republikës Bujar Nishani në lidhje me kandidaturën e Visar Zhitit për ambasador në Vatikan. Balla e ka quajtur Presidentin Nishani, “ushtar të Saliut”.

Postimi i Ballës në Facebook

 

“Kjo eshte pengmarrje e Visarit per llogari te Saliut nga ushtari i tij Bujar Nishani!”,- shkruan Balla.

Ja postimi i plotë i Ballës në Facebook:

Nishani i Saliut mbi Visar Zhitin

Kur te gjithe prisnim qe Presidenti i Republikes te ishte ne krahun e Visar Zhitit, Nishani shperdoroi edhe vete gjuhen shqipe pervec kandidatures se Visar Zhitit. U hodh papritur ne nje sulm te paprincipte ndaj kryeministrit, duke aluduar edhe per sigurimsa ne kete vendim-marrje. Sa turp!

Kaq shume e teproi Nishani, sa e quajti kandidimin e Visar Zhitit provokim. Po pse dreqin u provokua ky president qe futi gjuhen e rruges ne Presidence? Asnje President deri me sot, as vete Saliu nuk ka folur sic po flet Nishani me nje fjalor prej karrocieri me faqoren e rakise ne dore. U provokua medemek se ne kandiduam Visarin qe ai te mos e miratonte!

Po cfare do fitonim ne nga ky provokim, por qe ne fakt eshte vetem nje budallallek tipik vetem per mendjen e Bujarit?

Ndoshta sipas Bujarit kemi dashur te vendosim ne pozite te veshtire para opinionit Presidentin. Por a ka President ne pozite me te veshtire se ky ne syte e opinionit?

Andej duhet t’i bindet Saliut dhe duhet t’i bashkohet fushates se tritolit duke hedh ne ere ambasadoret per te ndihmuar ne klimen e konfliktit artificial.

Kendej duhet te ndryshoje edhe look-un, qe ta harrojne se kush ka qene ne fakt ky ushtar i Saliut qe mbronte me trup bustin e Enverit ne demostratat pro-enveriste ne Shkollen Bashkuar.

Kujt i duhet me shume se kaq per ta pare Bujarin ashtu sic eshte, nishani i Saliut mbi Visar Zhitin!

Kjo eshte edhe me keq se ridenim!

Kjo eshte pengmarrje e Visarit per llogari te Saliut nga ushtari i tij Bujar Nishani!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura