PS sërish e vetme në seancë, ja tre ligjet që u votuan sot nga maxhoranca

Sep 24, 2018 | 12:30
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Seanca plenare e sotme nisi me diskutimin për projektligjin “Për sektorin e gazit natyror”. Në mungesë të opozitës në seancë, diskutues ishin vetëm dy deputetë të Partisë Socialiste, Ismet Beqiraj dhe Beskik Bare. Pas diskutimeve, nisi procedura e votimit.

Lexo edhe: “Iu ftojmë ta vonojmë projektligjin…”/ Lapsusi i deputetit socialist në Parlament

RUCI

Sipas rendit të ditës, u votua lidhur me një ndryshim në projektligjin “Për sektorin e gazit natyror”, projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin ‘Për dhënien me qira të tokës bujqësore e pyjore, të livadheve dhe kullotave që janë pasuri shtetërore’ dhe për projektligjin “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në aktin e Gjenevës të marrëveshjes së Lisbonës për emërtimet e origjinës dhe treguesit gjeografikë”.

kuvend pa opoziten

Me sallën e boshatisur në radhët e opozitës, edhe seanca e sotme ashtu si pritej, zgjati fare pak dhe pa debate.

Kjo ishte seanca e pestë në të cilën opozita nuk ishte ne Kuvend, ndërkohë që çdo të enjte ka zhvilluara seanca paralele në të gjitha qytetet ku, sipas tyre, dominon krimi.

Ndërkohë, në rendin e ditës për seancën e sotme në Parlament vijojnë të mbeten të mbartura ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar, siç është projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin ‘Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë'” dhe projektligji “Për një ndryshim dhe shtesë në ligjin ‘Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë'”.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura