Socialistët rrëzojnë planin veprimit të Komisionit hetimor të Inceneratorëve, Tabaku: Dëshmi e mbrojtjes politike që PS po i jep kësaj afere

Jan 19, 2022 | 17:42
SHPËRNDAJE

Kryetarja e Komisioni Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku, u shpreh përmes një prononcimi për media nga ambientet e jashtme të Kuvendit, se vota kundër e socialistëve për miratimin e planit të veprimit në Komision Hetimor, pas 3 orësh debatesh, dëshmon mbrojtjen politike që Partia Socialiste po i jep aferës së inceneratorëve.

Tabaku

Tabaku theksoi në fjalën e saj se Partia Demokratike është vendosur që t’i shkojë deri në fund kësaj afere, e cila mbyllet me vendosjen përpara drejtësisë të kryeministrit Rama.

“Fatkeqësisht PS votoi kundër hetimit të Inceneratorëve, aferës që ka përpara drejtësisë një ministër që është Lefter Koka. Për 3 orë jam përpjekur që ti kërkojë kolegëve socialistë që të votojnë plamin e veprimit. Nuk ka asnjë arsye sepse t’i fshihen hetimit Edi Rama, Ëngjëll Agaçi, Arben Ahmetaj dhe Qazim Sejdini.

Partia Demokratike prezantoi sot një plan veprimi me 20 dëshmitarë dhe të zbatohet rregullorja. Kemi kërkuar të vijnë informacione nga të gjitha institucuionet shtetërore, të vijë informacion nga sektori bankar, nga kompania koncesionare dhe nga drejtoria e tatimeve për pagesat, të cilat nuk kanë ardhur. Ky komision ka një fitore të vogël që është vendosja përpara drejtësisë e Lefter Kokës. PS duhet të na lejonte që të vijonim hetimin për 3 muaj. Partia Socialiste doli mburojë e Edi Ramës dhe Lefter Kokës. Vota kundër tregon mbrojtjen politike që i jep kësaj afere dhe që janë të gjithë brenda.

PD është e vendosur që të vijojë denoncimin e kësaj afere dhe të çojë prova në SPAK, deri sa përpara drejtësisë të shkoj Edi Rama”, tha Tabaku.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura