PS rrëzon draftin e Dodës dhe Idrizit për hapjen e dosjeve

Mar 30, 2015 | 11:39
SHPËRNDAJE

Maxhoranca rrëzon në komisionin e ligjeve projektligjin për hapjen e dosjeve të propozuar nga dy deputetët Mesila Doda dhe Shpëtim Idrizi.

Komisioni i Ligjeve

Sipas shumicës ligji nuk është në përputhje me kushtetutën.

“Ky projektligj bie ndesh me parimet kushtetuese. Shtrirja e efekteve të këtij ligji deri në dhjetor të 2030 është shumë e gjatë. Ne nuk duhet ta miratojmë ketë projektligj që është në kundërshtim me standardet.”- tha sekretari socialist i komisionit të Ligjeve, Armando Subashi.

Nga ana e saj opozita në komision votoi pro draftit të dy deputetëve duke kërkuar që të diskutohet gjerësisht me propozuesit.

“Ne nuk mund të mbajmë mbi kurriz njerëz me rekorde kriminale”, u shpreh Eduard Halimi.

Ndërsa Arben Ristani theksoi se “nuk ka kuptim hapja e dosjeve pa lustracion”. 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura