PS pranoi kërkesën e listave të hapura, reagon Murrizi: Rama s’voton gjë në konferencë. Të miratohen si fillim ndryshimet kushtetuese, pastaj…

Jul 10, 2020 | 14:48
SHPËRNDAJE

Nënkryetari i Kuvendit, Myslim Murrizi ka reaguar pasi kryeministri Rama dhe PS mbështetën nismën e deputetëve të opozitës së re për të ndryshuar Kushtetuan dhe për të vendosur listat e hapura në zgjedhjet e ardhshme

murrizi

Murrizi u shpreh se Rama nuk voton asnjë në konferencë për mediat, ndërsa thekson se në fillim duhen miratuar ndryshimet në Kushtetuë, pastaj Kodi Zgjedhor.

“Rama nuk voton dhe miraton asgjë në konferencë shtypi. Në Komision, votimi në parim hap ligjin që të vijë në seancë.

S’kam pasur rezerva, dhe s’ka rezerva për 5 qershorin. Hap rrugë për një Kod të Ri Zgjedhor. Dhe do kërkojmë më këmbëngulje rekomandimet e OSBE/ ODIHR që të përfshihen në të.

Si mund ta votojmë paraprakisht Kodin. Kur duhen ndryshimet kushtetuese pastaj Kodi Zgjedhor. Pra të bëhen njëherë pasi Kushtetuta më e rëndësishme. Nuk bëhet fejesa pas dasme” – tha Murrizi.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura