PS përfundon hetimin për presidentin Meta, mbledhja e sotme do përqendrohet tek…

Jul 13, 2020 | 8:43
SHPËRNDAJE

Pas një ndërprerjeje disamujore, komisioni që heton Presidentin Ilir Meta për shkelje të Kushtetutës po i rikthehet çështjes sërish. Sot komisioni do te zhvilloje mbledhjen e radhes. komisioni hetimor per Meten1

Tanimë, maxhoranca ka përfunduar hetimin dhe do të bëjë përmbledhjen e të gjitha të dhënave.

Afati i komisionit nuk premton shumë kohë, ndaj sot mbledhja do të përqendrohet tek opinioni i Komisionit të Venecias mbi emërimet e vitit të shkuar të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, që vazhdon të jetë jofunksionale.

Ndërkohë, në mbledhjen e ardhshme përmes një raporti do të jepet qëndrimi i maxhorancës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura