PS nis fushatën/ Rama takim me deputetë në qarqe: Kryebashkiakët do vijojnë mandatin e tyre. Nuk jam për lista të hapura, por…

Jul 7, 2020 | 19:46
SHPËRNDAJE

Partia Socialiste ka nisur fushatën për zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, ndërsa kryeministri Edi Rama ka pritur sot në takim deputetët sipas qarqeve, ku ka ndarë edhe detyrat.

Takimet janë zhvilluar në Sallën e Hartave në Kryeministri, që prej orës 13:00 deri në orën 19:00.

Edi rama-Abdullah Hoti

Rama ka thënë gjatë takimit se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme në Bashki dhe se kryebashkiakët do të vijojnë mandatin e tyre.

Po ashtu, ai ka theksuar se nuk është për lista të hapur, por megjithatë ka shtuar se “deri në fund nuk i dihet”.

Nuk ka zgjedhje të parakohshme për bashkitë, kryebashkiakët do të vijojnë mandatin e tyre. Unë nuk jam për lista të hapura, por çfarë nuk ndodh deri në fund, kështu që kjo fushatë është betejë e juaja. Në varësi të dinamikës politike, mund të mos kemi koalicione parazgjedhore“, u ka thënë Rama deputetëve.

Ndërkohë kryeministri pritet të thërrasë nesër edhe kryebashkiakët në disa takime të ndryshme të grupuara sipas qarqeve.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura