PS mbledh grupin parlamentar/ Zbardhen temat e diskutimit, nga ndryshimet kushtetuese te data e asamblesë

Sep 21, 2020 | 9:58
SHPËRNDAJE

Ditën e sotme, në selinë rozë, Partia Socialiste do të mbledhë grupin parlamentar.

auto_selia-e-ps1477325384

Mbledhja, e  cila pritet të kryesohet nga kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, mësohet se në qendër të dikutimeve do të ketë çështjet më të fundit politike.

Përveç zgjedhjeve të 25 prillit, organizimit të fushatës dhe raportimeve javore nga drejtuesit politikë, prioritet mbetet reflektimi i ndryshimeve kushtetuese në Kodin Zgjedhor.

PS tashmë ka propozuar draftin e saj dhe ka premtuar me anë të përfaqësuesit të saj, Damian Gjiknurit që deri më 30 shtator kjo çështje do të përfundojë.

Po ashtu pritet edhe një datë e mundshme për Asamblenë e PS, prej të cilës do të dalë dhe Kryesia që do të jetë përgjegjëse e organizimit të zgjedhjeve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura