Negociatat/ PS-LSI ende pa kandidatë në Tiranë, Vlorë dhe Fier. Ja emrat në 28 bashki për 21 qershorin

Mar 10, 2015 | 11:00
SHPËRNDAJE

Kandidatët e përbashkët të Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim po fillojnë të qartësohen pas negociatave disajavore.

Edi Rama dhe Ilir Meta

Kandidatët e Partisë Socialiste që do të mbështeten dhe nga votuesit e Lëvizjes Socialiste për Integrim, që kanë marrë pëlqimin e Kryeministrit Rama janë Keti Bazhdari për Bashkinë e Shkodrës, Qazim Sejdini për Bashkinë e Elbasanit, Vangjush Dako për Bashkinë e Durrësit, Sotiraq Filo për Bashkinë e Korçës, Evis Roshi për kreun e Bashkisë Kavajë etj.

Edhe pse negociatat me LSI kanë ngecur te Bashkia e Fierit, ku LSI kërkon të vendosë kandidatin e sa, si një bashki e madhe qendër qarku, socialistët kanë një emër. Ai është Salarjon Toto, drejtori i Ujësjellësit të qytetit të Fierit. Gjithashtu, do të rikandidojnë edhe Tërmet Peçi për Bashkinë e Tepelenës dhe Dritan Bici për Bashkinë e Gramshit.

Nga ana e saj, Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila ka marrë 14 bashki, kandidatët e së cilës do të mbështeten edhe nga votuesit e PS, do të ketë Viktor Tushajn për Bashkinë e Lezhës për një tjetër mandat, ndërsa në Berat do të kandidojë deputeti Gledion Rahovica.

Në këtë qark, LSI do të ketë kandidatin e saj edhe në Bashkinë e Çorovodës, kreun aktual Nesim Spahiu. Pas kalimit te LSI, Hasan Halili, kryetari aktual i Bashkisë së Kukësit, do të rikandidojë për një tjetër mandat. Edhe një tjetër deputete do të jetë kandidate për kryetare Bashkie. Miranda Rira do të kandidojë për Bashkinë e Përrenjasit.

Duket se LSI do të marrë dhe Bashkinë e Bajram Currit, ku kandidat i përbashkët pritet të jetë Rexhë Biberaj, kryetari aktual i komunës Margegaj. Por edhe pse lista e bashkive është përcaktuar mes PS-së dhe LSI-së, disa emra kandidatësh duket se do të dalin minutën e fundit të afatit ligjor për t’u regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Enigmë është kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, ku kandidatë potencialë janë disa emra me profil të lartë politik, por edhe emri i kandidatit për Bashkinë e Vlorës. Lëvizja Socialiste për Integrim do të ketë kandidatin e saj në 14 bashki, në bashkinë e Beratit, Lezhës, Kukësit, Pogradecit, Skraparit, Patosit, Memaliajt, Krujës, Cërrikut, Pukës, Bulqizës, Selenicës, Vorës dhe Përrenjasit. Pak ditë më parë, Bashkia e Gjirokastrës ishte pranuar nga LSI, por rinegocimi ka sjellë që kjo bashki t’i mbetet Partisë Socialiste dhe mes dy partive aleate të vendoset Bashkia e Fierit.

Mësohet se një tjetër kriter i ndjekur në këto negociata mes PS dhe LSI është edhe specifika e votave që partitë kanë në qarqe, ku shohim që LSI ka marrë të paktën një bashki për çdo qark. Partia Socialiste do të përfaqësohet me kandidatët e saj në bashkitë e mëdha të Tiranës, Shkodrës, Durrësit, Elbasanit, Korçës, Gjirokastrës dhe Vlorës dhe në shumë bashki të nivelit të dytë e të tretë. 

Emrat e kandidatëve

Shkodër
Keti Bazhdari, PS
Tropojë
Rexhë Biberaj, LSI
Kukës
Hasan Halili, LSI
Kurbin
Artur Bardhi, PS
Mat
Adelina Farrici, PS
Lezhë
Viktor Tushaj, LSI
Mirditë
Adrian Leka, PS
Durrës
Vangjush Dako, PS
Shijak
Indrit Buka, PS
Kavajë
Evis Roshi, PS
Elbasan
Qazim Sejdini, PS
Peqin
Bukurosh Maçi, PS
Librazhd
Kastriot Gurra, PS
Përrenjas
Miranda Rira, LSI
Gramsh
Dritan Bici, PS
Lushnjë,
Fatos Tushe, PS
Berat
Gledion Rehovica, LSI
Roskovec
Flamur Mato, PS
Tepelenë
Tërmet Peçi, PS
Memaliaj
Reshat Zike, LSI
Këlcyrë
Klement Ndoni, PS
Korçë
Sotiraq Filo, PS
Pustec
Edmond Themelko
Pogradec
Roshi Tollozhina, LSI
Kolonjë
Ali Laho, PS
Gjirokastër
Artan Gjoka, PS
Libohovë
Vladimir Hide, PS
Fier
Salarjon Toto, PS
Robert Bitri LSI

Tiranë, PS
Vorë, LSI
Kuçovë, PS
Mallakastër, LSI
Divjakë, PS
Skrapar, LSI
Belsh, PS
Ura Vajgurore, PS
Patos, LSI
Poliçan, PS
Rrogozhinë, PS
Maliq PS
Përmet, PS
Devoll, PS
Dropull, PBDNJ
Vlorë, PS
Selenicë, LSI
Himarë, PS
Delvinë, PS
Sarandë, PS
Finiq, PBDNJ
Konispol, PS 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura