PS i kërkon ndjesë dibranëve me anë të ministrit Gjiknuri

May 14, 2016 | 16:42
SHPËRNDAJE

 

Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, në cilësinë e koordinatorit të Partisë Socialiste për Qarkun Dibër zhvilloi sot një takim me strukturat lokale të partisë në këtë njësi administrative.

Ministri Damian Gjiknuri ne Patos Marinze, pas shperthimit te puseve te naftes kete mengjes
Foto arkiv

Strukturat e Partisë Socialiste në Bashkinë Dibër morën në shqyrtim ngjarjen e ndodhur së fundi me protagonist kryebashkiakun Shukri Xhelili.

“Njëzëri distancohen nga veprimet e kryetarit të Bashkisë Dibër, tashmë të shkarkuar nga detyra prej qeverisë. Janë veprime që nuk përfaqësojnë moralin e Partisë Socialiste. PS është e fortë dhe patjetër do ta kalojë edhe këtë ngjarje”, tha Gjiknuri.

“Është shumë me rëndësi të ndahet çështja e individit Shukri nga Partia Socialiste, ajo parti e cila e fitoi bashkinë për shkak të mbështetjes së të gjithë dibranëve. Qeveria shqiptare do t’i qëndrojë pranë dibranëve për të gjitha projektet e rëndësishme që ne kemi filluar.”

Ai gjeti rastin t’i bëjë thirrje Prokurorisë t’i shkojë ngjarjes nga fillimi në fund. “Qytetarëve të Dibrës ju kërkojmë ndjesë por njëkohësisht ju bëjmë thirrje që të ndajnë Partinë Socialiste nga sjelljet e individit që nuk përfaqësojnë moralin e kësaj partie”, nënvizoi Gjiknuri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura