PS e Elbasanit prezanton sot 51 kandidatët për këshilltarë, mes tyre emra personalitetesh të njohur për qytetin

May 15, 2019 | 13:47
SHPËRNDAJE

Partia Socialiste në Elbasan ka prezantuar sot 51 kandidatët për këshilltarë.

Edhe pse lista zyrtare është dorëzuar prej dy ditësh në KQZ, strukturat e PS në Elbasan kanë qenë hermetike në ruajtjen e identitetit të emrave të listës së hartuar nga grupi i punës.

Prezantimi i saj është njoftuar se do të bëhet këtë të mërkurë pasdite nga vetë kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla dhe kandidati për kryetar i bashkisë Elbasan Gledian Llatja.60406625_2227287497316839_6477562314529701888_n

Në këtë listë janë përfshirë personalitete nga fusha të ndryshme nga arsimi, shëndetësia, shkenca, Universiteti i Elbasanit dhe jo vetëm që gëzojnë respektin maksimal të komunitetit elbasanas.

PS ka dërguar në KQZ 51 kandidaturat e saj, ndër to veçohen kreu aktual i Qarkut Bukurosh Stafa, Serafin Papa, Dekania e Fakultetit Ekonomik Imelda Sejdini, Sekretarja e Përgjithshme e Prefekturës Eva Bica, ish-kryebashkiaku Hysen Domi, Pedagogët Hektor Çiftja, Arbër Gjeta, Majlinda Peza si dhe anëtaret e këshillit aktual, Irena Palloshi, Luiza Popja, Brunilda Fingo, Ymer Tola si dhe Ana Muça, Jana Sinani, Lytfi Lala, Rovena Islami, Enerjeta Ferra dhe plot emra me reputacion.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura