PS dhe PD nuk gjejnë konsensus për votimin elektronik. Çfarë propozojnë palët

Jan 13, 2021 | 19:37
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste nuk kanë gjetur konsensus për votimin elektronik.

KQZ-5-1-675x450

Burime për News 24 nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thanë PS-ja nuk pranon që testimi të bëhet në Tiranë, Fier dhe Korçës.

Për shkak të kostos së lartë, PS pretendon që testimi të bëhet vetëm në një Zonë të Administrimit Zgjedhor (ZAZ). Ky testim sipas PS-së, mund të bëhet nga KQZ-ja

Ndërkohë, Partia Demokratike i qëndron variantit që testimi të bëhet në Korçë dhe në Fier.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura