Provoni kafenë me gjalpë për një mëngjes të “bollshëm”

Feb 26, 2015 | 14:28
SHPËRNDAJE

[portfolio_slideshow]

Nëse deri tani keni provuar makiaton, laten, kapucinon që është një përzierje e kafesë me qumështin ju akoma nuk keni provuar “çmendurinë” më të re të miksimit të kafesë me gjalpin.

Një mani të re e kafeinës e quajtur – ‘kafe me gjalp’ – e cila gjithëpërfshin kafenë është edhe një përzierje e re që është hedhur në treg.

Një ekspres kafeje i dyfishtë përzien shkumën e trashë që përftohet nga një lugë gjelle gjalpë dhe vaj kokosi. Kjo tingëllon si një sulm në zemër në një filxhan kartoni, por ekspertët thonë ndryshe.

Një studim i bërë, i publikuar në “Daily Mail” tregon se e gjithë kjo pije është një mëngjes i mirëfilltë për shkak se kaloritë e përziera në këtë filxhan kafeje.

Edhe pse në fillim është quajtur si një kafe shumë e rëndë për në mengjes, një provues i rregullt i kësaj përzierje ka thënë “Më pëlqen ta filloj mëngjesin me një kafe të rëndë. Më zgjon dhe më mban të fokusuar. Nuk e vras mëndjen dhe nuk e kam të nevojshme të ha më deri në drekë”- tregon Suzie Walker.

Shija që përftohet nga kafeje e përzier me gjalpë dhe vaj kokosi është e pranueshme për ata që e pijnë kafenë dhe nuk e humb shijen tradicionale të kafeinës.  

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura