Provokojnë mediat serbe/ Vuçiç diskuton me Putin për “Shqipërinë e Madhe”: Potencial për konflikt

May 15, 2017 | 16:03
SHPËRNDAJE

Përpjekjet për të krijuar një “Shqipëri të Madhe” kanë qenë temë kryesore e bisedës mes kryeministrit serb Aleksandar Vuçiç dhe Presidentit rus Vladimir Putin. Keshtu shkruan e perditshmja serbe “Vecernje Novosti“, duke shtuar se ata u takuan në Pekin dhe folën për situaten politike në rajon.

4157947515919574ad799a204506573_v4big

E përditshmja citon burime të paidentifikuara të cilët thanë se Putin dhe Vuçiç gjatë një darke të organizuar nga presidenti kinez Xi Jinping, “i konsideruan deklaratat gjithnjë e në rritje që vinin nga përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në Ballkan, si kërcënuese” dhe “shprehën shqetësimin e tyre duke vlerësuar se keto retorika përfaqësojne një potencial për konflikt”.

Vuçiç theksoi per mediat serbe pas takimeve te zhvilluara dhe me krere te tjere shtetesh te pranishëm ne samit se Serbia po ben gjithçka per te qëndruar larg provokimeve dhe per te garantuar stabilitetin e rajonit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura