‘Provokimi’ i Ramës për Vuçiç, gota dhe pjata me shqiponjën dykrenare presin kryeministrin serb në Pallatin e Brigadave. Ja vendi ku drekuan (FOTOT)

May 28, 2015 | 10:35
SHPËRNDAJE

Pas konferencës për shtyp në Pallatin e Brigadave dy kryeministrat janë drejtuar në sallën tjetër për të drekuar. 

Pritje e vecantë i është rezervuar kryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vucic në Tiranë. Pritje që duket e kuruar deri në detaje.

Gotat per pritjen e Vucic ne Pallatin e Brigadave

Në Pallatin e Brigadave, kryeministri serb ështtë gostitur me pije e ushqim servirur në gota e pjata me dekor shqiponjën dykrenare.

Duhet sqaruar në fakt, që ky servis është pjesë e pritjeve zyrtare për gjithë të ftuarit në Pallatin e Brigadave dhe përdoret prej shume dekadash, por që në një ditë si e sotmja, merr natyrisht një kuptim special.  

 Dreka mesohet te kete zgjatur nga ora 14:00 deri ne oren 15:00.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura