Provokimi i mediave serbe: Shqipëri-Serbi, s’lejohen tifozë nga Kosova dhe Maqedonia

Aug 3, 2015 | 14:43
SHPËRNDAJE

“Masa rigoroze: Shqiptarët nga Kosova dhe Maqedonia ndalohen të marrin pjesaë në ndeshjen kundër Serbisë”.

Ky është titulli i mediave serbe sot, të cilat spekulojnë se në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Serbisë e cila do të zhvillohet më 8 tetor, në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2016”, tifozët shqiptarë nga Kosova dhe nga Maqedonia, nuk do të mund ta ndjekin.

Artikulli i publikuar nga mediat serbe
Artikulli i publikuar nga mediat serbe
Sipas “Kurir.rs”, kryeministri Edi Rama kur është takuar me krerët e shërbimeve të sigurisë, “ra dakord për procedurat e biletave, që parashikon se në stadium do të lejohen vetëm ata që tregojnë dokumente identiteti të Shqipërisë”

“Federata Shqiptare e Futbollit ka pranuar rekomandimin e shtëpisë evropiane të futbollit (UEFA), dhe vendosi për një hartë për ndeshjen kundër Serbisë që nuk do t’i shesi tifozëve nga jashtë Shqipërisë bileta”, shkruan “Kurir.rs”.

Sipas mediave serbe, “për shumë njerëz në Shqipëri, kjo është një ndeshje me rëndësi historike që duhet, siç është paralajmëruar, të shohë bashkë Kryeministrin serb Aleksandar Vucic, së bashku me homologun e tij shqiptar, Edi Rama”.

“Kryeministri Rama urdhëroi autoritetet kompetente për organizimin e ndeshjes që të jenë në standardet më të larta, dhe për këtë qëllim ka investuar një shumë parash, sipas njoftimit më shumë se 12 milionë euro”,- shkruan “Kurir.rs”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura