Provokimi i mediave serbe, Ballist Morina në tribunë VIP në 8 Tetor

Sep 8, 2015 | 12:10
SHPËRNDAJE

Kur duhet edhe një muaj nga ndeshja Shqipëri- Serbi, mediat në Beograd kanë nisur të aludojnë me atë që do ndodhë në “Elbasan Arena”.

Ismail (Ballist) Morina
Ismail (Ballist) Morina

Portali serb alo.rs shkruan se sipas burimeve që ajo ka, Ballist Morina, njeriu që hodhi dronin në stadiumin e Beogradit do të ketë një vend në tribunën VIP përkrah Presidentit të Federatës Serbe të Futbollit, Tomislav Karadzic.

“Ky është një skandal dhe provokim i rëndë”, shkruan portali serb.

Por mediat e Beogradit vijojnë edhe më tej me imagjinatën e tyre teksa thonë se kanë informacione që gjatë ndeshjes do të hidhet një tjetër dron që mund të provokojë situatën.

Ndërkohë që provokimi i fundit që do tu bëhet serbëve në Elbasan është ai i ngatërrimit me qëllim të himnit kombëtar, kur në vend që të luhet ai i Serbisë, do të luhet himni i ish Jugosllavisë që titullohet “Hej Slovenia”.

“Neve na mbetet mos të bimë në provokime dhe t’ua prishim festën”, mbyll shkrimin media serbe.

Lajmi ne mediat serbe
Lajmi ne mediat serbe

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura