‘Provokim i rëndë’, LSI kundër ligjit për pakicat. Bushati: Ministrat tuaj e firmosën

Oct 13, 2017 | 9:09
SHPËRNDAJE

“Të mos e votojmë sot këtë projektligj, jo të mos kemi një projektligj të tillë, por ai duhet rregulluar dhe bërë ashtu si duhet, jo në gjendjen që është”. Kështu e ka mbyllur fjalën e tij në Kuvend, kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, duke paralajmëruar kësisoj votën kundër projektligjit për pakicat.

vasili kuvend

Gjate fjales ne foltore, Vasili e quajti projektligjin si nje provokim te rëndë. “Ne emer të diskriminimit pozitiv, ligji afron koncepte që nuk pajtohen me konventën kuadër. Deformimet janë aq të mëdha sa të shtyjnë që të dyshosh se nuk jemi para një dokumenti juridik, por një dokumenti politik që të bën të mendosh se jemi para ish-Jugosllavisë së djeshme”- tha ai

Vasili iu referuar pikes se ligjit per percaktimin e pakicave. “Ne piken dy, thuhet se cilat janë pakicat. Janë zhdukur kufitë ndërmjet pakicave kombëtare, etniteteve me statuse historike të mjegullta, ndërmjet minoriteteve dhe pakicave kulturore”- tha ai.

Pas tij ka replikuar ministri i Jashtem, Ditmir Bushati duke mbrojtur projektligjin dhe duke numeruar gjithe konsultimet dhe debatet qe jane bere. Bushati theksoi se “keshtu eshte kur kalon nga njera ane e tavolines ne nje tjeter”- tha ai, duke i kujtuar parafolesit se disa nga ish ministrat e LSI e kane firmosur kete.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura