Provoi të pikturonte quka sipas një metode të publikuar në “TikTok”, ylli i televizioneve humb përkohësisht shikimin dhe… Ja çfarë rrezikon 21-vjeçarja

Jun 16, 2021 | 16:21
SHPËRNDAJE

Një australiane ka treguar se si u verbua përkohësisht pasi u përpoq të vizatonte quka duke përdorur një metodë që e kishte parë në “TikTok”, raporton “The Sun”.

Tilly Whitfeld (3)

Tilly Whitfeld, 21 vjeç, e cila është një figurë e njohur për ekranin në Australi, shfaqej në ekran me një maskë fytyre prej balte blu për të mbuluar skuqjen në hundë dhe tek faqet e saj, por tani ka pranuar se po përpiqej të arrinte një pamje të përosur nën rrezet e diellit në shtëpi kur ndodhi aksidenti.

Tilly Whitfeld (1)

Duke folur për “The New York Times”, ish-pjesëmarrësja e “Big Brother” zbuloi se çfarë i shkaktoi pamjen e tmerrshme.

Tilly Whitfeld (4)

Aplikimi i qukave fallco është bërë i njohur në mediat sociale, ku disa fansa të make up-it përdorin gjilpëra qepëse për të shpuar lëkurën me bojë, duke lënë rezultate që zgjasin rreth gjashtë muaj.

Tilly Whitfeld (12)

E frymëzuar nga një klip që e kishte parë në internet, por e paqartë saktësisht se cilin produkt duhet të përdorte, Tilly mori bojë kafe tatuazhesh nga “eBay”.

Tilly Whitfeld (9)

Për procesin, ajo tha: “Nuk më dhimbtë aspak, kështu që nuk mendova se duhej të ndaloja“.

Tilly Whitfeld (11)

Sidoqoftë, doli se Tilly kishte blerë bojë që përmbante “nivele të larta plumbi“.

Ylli, nga Sidnei, që atëherë ka shpenzuar rreth 8,500 paund për të gjetur një zgjidhje, por pa rezultat.

Tilly Whitfeld (10)

Kjo vjen pasi imazhet e fytyrës së saj të lënduar tronditën përdoruesit e mediave sociale.

Pasi u pyet nga fansat pse kishte vënë një maskë blu prej balte në “Big Brother”, Tilly zbuloi se ishte për të qetësuar skuqjen që i ishte shkaktuar nga një “aksident bukurie”.

Tilly Whitfeld (8)

Në një postim në Instagram , ajo shkroi: “Për ata që pyesin pse mbaj maskën time të fytyrës prej balte vazhdimisht gjatë shfaqjes, kjo është mënyra sesi fytyra ime dukej një javë para hyrjes në shtëpi. Kjo është arsyeja pse gjithmonë kam grim dhe lëkura është gjithmonë e mbuluar.

Tilly Whitfeld (6)

Ky është rezultati i përpjekjes për të hequr shenjat që i bëra vetes duke u përpjekur të kopjoj një procedurë bukurie në shtëpi që pashë në një video të ‘TikTok’ dy muaj para ‘Big Brother’,”- tha ajo.

Studentja 21-vjeçare gjithashtu u verbua përkohësisht në njërin sy.

Tilly Whitfeld (2)

Tilly shtoi: “Ju lutem, mos provoni ndonjë procedurë bukurie në shtëpiUnë përfundova në spital me humbje të përkohshme të shikimit në njërin sy për shkak të ënjtjes dhe isha shumë e sëmurë nga infeksioni, për të mos përmendur fytyrën time që nuk e njihja më. Lini profesionistët të bëjnë punën”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura