Provimi për shtesën në pagë, skualifikohen 10% e mësuesve

Jul 18, 2016 | 18:12
SHPËRNDAJE

Rreth 3 mijë mësues që dhanë provimin e kualifikimit në muajin maj do të përfitojnë rritje page nga 700-2800 lekë, në varësi të shkallës së kualifikimit.

MesuesitVendimi nr.624, datë 24.07.2013, parashikon që efektet financiare apo shtesa për kualifikim në pagë për punonjësit arsimorë të hyjë në fuqi sapo ata të pajisen me certifikatën përkatëse.

Kështu, nga ky muaj, 2641 mësues kanë përfituar rritje rroge. Në bazë të kategorive, “Mësuesit e kualifikuar”, ata mbi 5 vite punë përfitojnë 5% të pagës bazë, “Mësuesit specialistë” me mbi 10 vite punë përfitojnë 10%, ndërsa “Mësuesit mjeshtër” me përvojë mbi 20-vjeçare kanë 20% mbi pagën bazë, e cila është 14 mijë lekë.

REZULTATET

Bazuar në të dhënat e analizuara nga Instituti i Zhvillimit të Arsimit, rezulton që nga 2889 mësues të cilët morën pjesë në provim, 91.3% e tyre kanë arritur të fitojnë kualifikimin, ndërsa pjesa tjetër, ose 248 mësues skualifikohen, duke u vlerësuar “Dobët”.

Prej tyre, pjesa më e madhe, 228, nuk zotërojnë njohuritë e nevojshme të lëndës që japin mësim, pasi rezultuan ngelës në pjesën e dytë shkencore të testit. Ndërsa 37 mësues nuk kanë kaluar pjesën e parë të provimit, që ka të bëjë me formimin e përgjithshëm si dokumentacioni, programet, metodologjia, etika e komunikimit dhe drejtshkrimi. Ata që nuk kanë njohuri as nga ana shkencore dhe as metodologjike janë 17.

Po ashtu, dy mësues janë skualifikuar, pasi kishin vendosur emrin mbi tezën e provimit. Sipas raportit të IZHA-s, më pak se gjysma e mësuesve vlerësohen me “Mirë”, 36% rezultojnë të kenë marrë “Shumë mirë”, ndërsa të shkëlqyer janë vetëm 5% e tyre.

Sipas krahasimit të rezultateve në 5-vjeçarin e fundit të provimit për kualifikim, vihet re një përmirësim i të dhënave të më- suesve që janë vlerësuar me “Shkëlqyeshëm” dhe “Shumë mirë” dhe një ulje të atyre që janë vlerësuar me “Dobët” dhe “Mjaftueshëm”. Nëse krahasohen rezultatet e mësuesve sipas kategorive, ata që gëzojnë “Më- sues i kualifikuar” janë paraqitur më dobët.

Ndërsa po t’i krahasojmë të dhënat totale të më- suesve që iu nënshtruan testit, kalueshmëria është e njëjtë, 91.3%, pavarësisht pjesëmarrjes më të madhe të arsimtarëve gjatë vitit që shkoi. Ky është viti i nëntë që mësues e drejtues shkollash i nënshtrohen provimit të kualifikimit.

BESARTA BASHA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura