Provim në Korçë, Daja “peshon” titullin me Skënderbeun. Ja si pritet formacioni i Partizanit

May 6, 2021 | 21:33
SHPËRNDAJE

Partizani nis sprintin fi nal drejt titullit kampi on në një transfertë shumë të vështirë në Korçë, përballë Skënderbeut. Sfida e fundit mes dy skuadrave, flet për “ujqërit e dëborës”, që morën një fitore befasuese 0-1 përballë të kuqve. Trajneri i Partizanit, Ilir Daja, ka shkruar historinë me ekipin korçar, si dhe ka një raport shumë të mirë me të gjithë në Korçë. Sfida e së shtunës, e vendos sërish Dajën kundër ish-ekipit të tij, në një sfidë ku do të synojë vetëm fitoren.

Partizani festa logo

HISTORIA – Puna e Dajës me Skënderbeun nuk ka nevojë për shumë merita, pasi ka qenë një cikël shumë i suksesshëm, e ku shkroi edhe historinë me pjesëmarrjen në grupet e Europa League. Koha e Dajës në krye të pankinës së Skënderbeut mbahet mend vetëm për mirë, pasi me të vërtetë, ekipi që krijoi dhe ciklin që kishte e kanë zili të gjitha ekipet e tjera në futbollin shqiptar. Me Skënderbeun, Daja bëri një punë të shkëlqyer, por kundër tij nuk ka një bilanc shumë pozitiv…

BILANCI – Daja ka një bilanc jo shumë të mirë në sfidat kundër Skënderbeut. Duelin e parë kundër korçarëve, Daja e ka pasur kur ishte në krye të Besës, në vitin 2012. Në atë duel trajneri kryeqytetas mori një barazim 1-1. Më pas, Daja mori drejtimin e Tiranës duke u ndeshur 3 herë kundër Skënderbeut. Në këto tri sfida, Daja pësoi dy humbje dhe fitoi një ndeshje. Në krye të Flamurtarit, strategu 54-vjeçar ka një bilanc edhe më negativ. Në 4 sfida kundër ekipit korçar, Daja dhe ekipi i tij u mposhtën 3 herë, duke fituar vetëm 1 takim. Ndërsa në krye të Partizanit, Daja ka rregulluar disi bilancin kundër Skënderbeut duke marrë 2 fitore dhe vetëm 1 humbje. Në total, Daja ka zhvilluar 11 ndeshje kundër Skënderbeut, me këtë bilanc: 4 fitore, 1 barazim dhe 6 humbje. Ndërsa sa i takon golavarazhit, është i barabartë, 12-12.

FORT

BUBA – Ilir Daja duhet të bëjë pa dy titullarë kundër Skënderbeut. Kartonët e verdhë të marrë në sfidën me Apoloninë, kanë bërë që Mala dhe Bardhi të plotësojnë numrin katër të tillëve duke qenë mungesa të sigurta në këtë transfertë tepër të vështirë. Në duelin kundër Skënderbeut pritet të jetë titullar afrimi i bujshëm i janarit, Ferhan Hasani. Fantazisti ka marrë gradualisht minuta në fushë me të kuqtë duke “ndezur motorët” për të qenë nga minuta e parë. Edhe pse Daja ka bërë me dije se lojtari ende nuk mund të luajë një ndeshje të plotë, “Buba” mund ta nisë ndeshjen nga minuta e parë. Hasani u afrua në merkaton e janarit te Partizani, duke u cilësuar si lojtari më i mirë i afruar në Superligë gjatë merkatos së dimrit.

VERONIK ISTREFAJ- PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura