Provat reja të Presidentit kundër kreut të KED, reagon PD: Dokumentet janë tronditëse. Tentativa për uzurpimin e Kushtetueses …

Feb 20, 2020 | 18:32
SHPËRNDAJE

Pas provave të reja të nxjerra nga Presidenti Ilir Meta, për kreun e KED, Ardian Dvorani ka reaguar Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.

pjimage (7)

Në një postim në facebook, Bardhi shkruan se dokumentet e bërë publikë nga Presidenti janë tronditëse, ndërsa thekson se sot u çmontua tentativa kriminale e Ramës për uzurpimin e Gjykatës Kushtetuese.

Reagimi i plotw:

Tentativa kriminale e Edi Ramës për uzurpimin e Gjykatës Kushtetuese u çmontua sot me të tjera fakte të pakundërshtueshme nga Institucioni i Presidentit të Republikës.

Qeveria e Edi Ramës me Etilda Gjonajn, Parlamenti i Edi Ramës me Gramoz Ruçin,  Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i Edi Ramës me Ardian Dvoranin tani janë të provuar me dokumenta zyrtarë se janë pjesë e një organizate mafioze për të asgjesuar pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese që në lindje. Me një skemë kriminale, Qeveria ka ndërmarrë veprime aktive për t’i rrëmbyer kompetencën kushtetutese Presidentit të Republikës për emërimin e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese dhe për të emëruar aty një shërbëtore politike të Qeverisë.

Dokumentat e bërë publikë nga Presidenti janë tronditës. Qeveria boton në Fletoren Zyrtare një akt për llogari të KED-së, që sipas Kushtetutës është një institucion pa asnjë lidhje me Qeverinë.  Është një tjetër akt i paprecedentë që minon ndarjen dhe balancimin mes pushteteve, shtetin ligjor dhe besimin e qytetarëve tek drejtësia, zhbën Reformën në Drejtësi dhe thellon krizën politike dhe institucionale në vend.

dokument dokument 1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura