“Skandaloz presioni politik ndaj KED e Vitore Tushas”- Paralajmëron Presidenti Meta: Provat po shtohen, video po përgatitet. Garantët e krimit kushtetues po dalin vetë

Nov 17, 2019 | 17:57
SHPËRNDAJE

Presidenti Ilir Meta tha ka dënuar sulmet politike në adresë të anëtares së Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha.

Me një shënim në facebook, Meta ka sulmuar edhe njëherë kreun e KED, Ardian Dvorani ndërsa shkruan se ky i fundit eshte “i vetmi përgjegjës për aktet e tij kriminale”, ndërsa paralajmëroi se po shtohen të tjera prova kundër tij. “Video po përgatitet”, shkruan mes të tjerash Meta.

meta

Postimi i plotë:

Skandaloz presioni politik ndaj KED dhe anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha! I vetmi përgjegjës për aktet kriminale të militantit Ardian Dvorani është vetëm ai, përndryshe Katica jonë i Reformës në Drejtësi. Nuk ka Rilindje lokale dhe ndërkombëtare që e shpëton atë nga përgjegjësia e rëndë penale. Katica jonë bëri një akt shumë më të rëndë se vendosja e gjobës së një biznesmeni. Katica jonë donte të vidhte gjithë Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë. Provat po shtohen. Garantet e krimit kushtetues po dalin vetë. Video po përgatitet!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura