Provat në mjetin e autorëve, ndalohet një person i dyshuar për atentatin ku u plagos prokurori dhe dy të tjerë

Nov 4, 2019 | 14:43
SHPËRNDAJE

ndoj

Policia ka ndaluar një person të dyshuar si të përfshirë në atentatin e së premtes, ku një breshëri plumbash u derdh mbi makinën me të cilën udhëtonte prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja dhe Landi Muharremi, i njohur si i forti “i forti i Sukthit”.

Sipas burimeve të Top Channel, ndalimi është bërë bazuar në disa prova të gjetura gjatë ekspertimit të automjetit të autorëve, që u gjet i braktisur pranë varrezave të Shkafanës në Ishëm.

Si pasojë e plumbave, Ndoja dhe Muharremi mbetën të plagosur, ashtu si edhe shoferi i makinës, Andi Maloku./ Top Channel

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura