Provat e reja të Tom Doshit: Baba Taku i bëri presion Durim Bamit në burg. Voltana e ka të fituar në Shkodër

May 27, 2015 | 8:00
SHPËRNDAJE

Deputeti Tom Doshi ka tërhequr dje në prokurori të gjitha provat që ka organi i akuzës kundër tij për skenarin e vrasjes.

Deputeti Tom Doshi

Në një prononcim për mediat ai tha se ka prova të mjaftueshme se Sajmir Tahiri, Spartak Braho dhe Ilir Meta kanë ndërhyrë në procesin hetimor.

“Unë do ti bëj publike të gjitha mashtrimet e ministrit të brendshëm dhe Spartak Braho që thotë se nuk e njeh Fatjon skënderin. Na duhet një përkthyer gjerman që ti përkthejë provat. Për mua dhe për palën mbrojtëse sot fillon hetimi. Deri sot nuk është bërë hetim. Do ta shihni në vazhdim lojën që shkoi Spartaku në gjermani me pa ndeshjen, siç tha Meta”, tha Doshi.

Sipas tij “Kur ti bëj unë publike hetimet prokuroria duhet ti thërrasë këta njerëz. Unë kam prova që Braho ka fol në Gjermani me vëllain e Fatjon Skënderit. Prokuroria është e detyruar të hapë çështje penale. Nuk ka ku të shkojë prokuroria pa marrë të pandehur Spartak Brahon. Kemi marrë videon që tregon presionin që i është bërë Durim bamit në dhomat e izolimit. Vetëm Spartaku shkoi në dhomat e izolimit. Ne sot kemi gjithë materialet që deri tani nuk donin të na i vinin në dispozicion. Kurse sot u detyruan të na i jepnin. Poshtërsinë më të madhe në këtë proces e ka bërë Sajmir Tahiri, me Spartakun, me Ilirin, me gjithë grupin. Drejtori i policisë së shtetit që ka pyetur Durim Bamin është pyetur pas dy muajve”.

I pyetur se përse ka vendosur të përfshihet në fushatën elektorale të kandidatit të PS-së në Vaun e Dejës, Doshi tha se “Është i treti mandat që unë marr si deputet i PS-së. Kam shkuar atje me kërkesën e kandidatit. Kandidati që ka siglën e PD-së është i LSI-së. Edhe kandidatja Bazhdari është e LSI-së. Shikoni në televizor prononcimin e Taulant Ballës që thotë se kandidatja e Shkodrës është e LSI-së. Unë them se Voltana Ademi e ka të fituar në Shkodër”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura