Provat e reja fundosin financierin e Habilajve, gjykata bllokon ekstradimin në Itali

Nov 8, 2017 | 14:05
SHPËRNDAJE

Gjykata e Krimeve të Rënda ka lene ne burg financierin e Habilajve, Nazer Seitin. Vendimi u mor ne seancen e sotme ne ngakrim te Seitit, per te cilin trupi gjykues vendosi masen e sigurise ‘arrest me burg pa afat”.

Me kete vendim, Gjykata e Krimeve të Rënda ka bllokuar ekstradimin drejt Italisë të financierit të grupit kriminal, deri ne përfundim të hetimeve në Shqipëri. Ne provat e reja, prokuroria ka paraqitur pergjimet e shumta qe jane pjese e dosjes, ku Seiti bisedon me Habilajt per shuma te medha parash dhe pazaret e droges.

nezar-seiti_1508839820-2370763

Me heret seanca gjyqësore për Nazer Saitin u nderpre, pasi avokati kërkoi kohë për t’u njohur me dokumentet e prokurorisë. Seiti kishte marrë masën arrest me burg për 20 ditë.

Ndërkohë prokuroria ka kërkuar ashpërsim të masës pasi ka njoftuar për prova të reja.

Më herët burime pranë organit të akuzës thonë për “Panoramën” se Nezar Seitit i është ofruar statusi i bashkëpunëtorit, por ai e ka refuzuar një “marrëveshje” të tillë. Seiti ka pranuar para prokurorëve të Krimeve të Rënda se ka lidhje krushqie me Habilajt, pasi e shoqja e tij i ka kushërinj.

Gjithashtu, ai ka thënë se ka udhëtuar shpesh drejt Italisë në kërkim të punëve të ndryshme, dhe se kthehej shpesh në Shqipëri për të parë prindërit e moshuar, që banojnë në Vlorë. Lidhur me trafikun e drogës, dhe rolin e tij si bashkëpunëtor i Moisi Habilajt, Nezar Seiti nuk ka preferuar të japë shpjegime.

Ai ka kërkuar që të gjykohet në shtetin fqinj, ku janë ngritur akuzat e para, duke i thënë “po” ekstradimit. Nga ana tjetër, pritet që të mbërrijnë shkresat përkatëse nga Itali për ekstradimin e Nezar Seitit. Po kështu, “Panorama” mëson se në pyetje është marrë edhe i arrestuari tjetër në Babicë të Vlorës, Armand Koçerri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura