Prova e 84 votave/ “Jemi në bisedime me LSI”, Kryemadhi: Kurrë pjesë e pazareve për të shpëtuar Edi Ramën!

Jul 11, 2018 | 14:31
SHPËRNDAJE

“Asnjë marrëveshje apo bisedim nuk ka dhe nuk do të këtë për t’i zgjatur agoninë kësaj qeverie, që e zhytur në krim, trafiqe të paligjshme dhe korrupsion po përpiqet, që në grahmat e fundit, të mundet të shpëtoje me manipulime të tilla”.

Ky eshte reagimi i pare i kryetares se LSI, Monika Kryemadhi, pas atij te kreut te grupit parlamentar te kesaj partie, Petrit Vasili, ne lidhje me deklaraten e socialistit Taulant Balla i cili tha se jane ne negociata me LSI per te votuar ligjin per emerimin e Magjistrateve.

Ligji ishte parashikuar per votim seancen e te enjtes qe lame pas, por mazhoranca e shtyu se nuk siguronte dot 84 vota.

POSTIMI I PLOTE I KRYEMADHIT:

LSI nuk do të jetë kurrë pjesë e pazareve për të shpëtuar Edi Ramën!

Asnjë marrëveshje apo bisedim nuk ka dhe nuk do të këtë për t’i zgjatur agoninë kësaj qeverie, që e zhytur në krim, trafiqe të paligjshme dhe korrupsion po përpiqet, që në grahmat e fundit, të mundet të shpëtoje me manipulime të tilla.

MONA

LSI ka qënë dhe do të jetë pro dhe pjesë e çdo takimi apo tryeze që trajton dhe diskuton përmirësimin e jetës së shqiptarëve dhe largimin e klikës së Edi Ramës.

Çdo përpjekje tjetër për ta përfshirë LSI në bisedime është thjesht pjesë e fantazisë së sëmurë të Edi Ramës, që sot më shumë se kurrë është i gatshem të blejë e të shesë çdo gjë e çdokënd në emër të pushtetit, por që duhet t’a ketë më shumë se kurrë të qartë, se për të shpëtuar karrigen e tij nuk do ketë kurrë ndihmën e LSI.

Ne do të vazhdojmë të jemi pjesë e opozitës së bashkuar, me qëllimin e qartë dhe të saktë, largimin e pushtetit banditesk të Edi Ramës!

Të shpëtosh sot Edi Ramën do të thotë të shkatërrosh përfundimisht të ardhmen e shqiptarëve, dhe këtë mëkat LSI nuk e merr në kurriz.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura