Protestuesi i zellshëm kundër këndit të lojërave fiton projekt nga Veliaj

May 25, 2016 | 15:34
SHPËRNDAJE

Bashkia e Tiranës ka organizuar një konkurs për krijimin e disa skulpturave dekorative për parqet e ambientet publike të qytetit të Tiranës. Sot, kreu i bashkisë Erjon Veliaj shpalli 4 idetë e para fituese.Veliaj per skulpturat e parqeve (3)

Mes fituesve është edhe një nga protestuesit më të zellshëm kundër ndërtimit të këndit të lojërave në Parkun e Liqenit Artificial.

Gjatë protestave të shoqërisë civile kundër ndërtimit të këndit të lojërave, Eljan Tanini ra preh e dhunës së forcave të Policisë si dhe u shoqërua në komisariat.

Gjatë ceremonisë së shpalljes së projekteve fituese, ai tha se projektin e kishte paraqitur gjatë kohës kur Bashkia e Tiranës drejtohej nga Lulzim Basha.

maxresdefault

Fitues të konkursit janë:

  1. Deni Cela, Titulli i veprës “Rrugëtim”,

“Rrugëtim” është një kompozim abstrakt me simbolikë mbresat dhe kujtimet që mbeten nga perceptimet e udhëtimeve nëpër traditën tonë kulturore. Trajtimi i këtyre relieveve është menduar si një dritare kulturore e momenteve më kulmore të zhvillimit të historisë së Teatrit Kombëtar, një udhëtim në kohë, i cili do të përcjellë  vlerën e artit teatral. Pozicioni: Lulishtja te Teatri Kombëtar

  1. Zabit Coka, Titulli i veprës “Kërmilli”

Kërmilli i realizuar me material me fletë metali. Lojë me linja që përshkruhen dhe ndërpriten nga njëra tjetra, duke formuar njolla grafike. Jo si objekt argëtimi për fëmijët, por një vepër arti që i shtohet parkut të liqenit. Pozicioni: sipër Amfiteatrit te parku i Liqenit Artificial.

  1. Elian Tanini, Titulli i veprës “Raketa”

Raketë, origam ose avion që imiton aeroplanët prej letre, të cilët i bëjnë fëmijët në lojërat e tyre, si një vepër kulti që i kushtohet lojës së fëmijës bashkë me të dhe memories së qytetit. Do të jetë 11 metër i gjatë, rreth 2.5 m i gjerë, sa gjatësia reale e një avioni “Mig” që dikur gjendej shpesh në ish fushën e aviacionit. Ky avion letre që mban mbi shpinë pjesëza letërsie për fëmijë nga kartonët e asaj kohe, personazhe fëmijësh etj. Pozicioni: ish fusha e aviacionit

  1. Besart Pepa, Titulli i veprës” Valltarët”

Personifikon një kompozim dy figurësh në një moment vallëzimi. Trajtimi i figurave është konceptuar si një lojë formash të rrjedhshme të cilat harmonizohen me elementët natyrorë që e rrethojnë. Ky kompozim përcjell nota pozitive është i përshtatshëm për hapësirë rekreative parku. Pozicioni: lulishtja te Parku “Rinia”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura