Protestat tek “Unaza te Re”, Balla: Përpjekje idioteske për të bllokuar projektin, opozita është e detyruar të kthehet në Kuvend

Nov 15, 2018 | 12:30
SHPËRNDAJE

Gomat e djegura, unaza e re4Kryetari i Grupit të PS-së, Taulant Balla e ka quajtur si përpjekje idioteske, qëndrimin e opozitës për të penguar ndërtimin e Unazës së madhe të Tiranës.

Nga foltorja e Kuvendit, Balla tha se kjo është në vazhdën e historive të turpshme të PD-së për të dal kundër projekteve zhvillimore.

“Është e turpshme që pas historive pafund, pas dështimi tek këndi i lojërave tek parku Tiranës. Pas dështimit tek “Sheshi Skënderbej”, pas historisë pakuptim të Teatrit Kombëtar, tani kemi dhe një betejë idioteske tjetër, siç është kjo për të penguar ndërtimin e Unazës së Tiranës.

Balla parlamentAq e pakuptimtë është sa që kryetari në detyrë i opozitës, Lulzim Basha ka qenë pjesë e përcaktimit të gjurmës ku kalon unaza. Qoftë si ministër i Transporteve në vitin 2007, por qoftë dhe se kryetari i Bashkisë.

Gjurma është miratuar në Bashkia e Tiranës në vitin 2011. Banorët që ankohen sot tek Lulzim Basha, duhet të informohen nga Lulzim Basha për gjurmëne përcaktuar.

Unaza do të vijojë, është jetësore për Tiranën që ky standard të vijojë”, ka Balla.

Ai ka folur në Kuvend dhe për debatin që do të zhvillohet javën e ardhme në Parlament për miratimin e paketës fiskale dhe buxhetit të shtetit për vitin 2019.

 “Javën e ardhshme do të diskutohet në parim buxheti dhe paketa fiskale e vitit 2019. Apeli im si kryetar i Grupit të PS është ftesë për opozitën. E ka detyrim të paraqitet në seancën plenare.

Nuk ndodh në asnjë vend të botës që opozita të mos marrë pjesë në diskutimin në parlament për buxhetin dhe paketën e fiskale.

Në pamundësi për të paraqitur një paketë fiskale dhe një buxhet alternativ, opozita është detyruar që të përfaqësoje atë përqindje të popullsisë, që e ka votuar në mënyrë që të mbroj interesat e tyre për rritjen e pagave dhe pensioneve”, ka thënë Balla.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura