Protestat masive në Liban që nisën për Whatsapp rrëzojnë nga pushteti kryeministrin e vendit

Oct 29, 2019 | 17:39
SHPËRNDAJE

Kryeministri i Libanit, Saad Hariri, ka njoftuar dorëheqjen e tij, një veprim që ka shkaktuar pasiguri të mëtejshme në një vend të paralizuar nga krizat politike dhe protestave mbarëkombëtare që shpërthyen fillimisht për shkak të përpjekjes së qeverisë për të vendosur një taksë për thirrjet në rrjetin Whatsapp.

Lebanon-Prime-Minister-quits-amid-protests

Njoftimi i dorëheqjes nga Hariri, erdhi disa orë pasi grupe të mëdha të rinjsh mbushën sheshet në qytetin e Bejrutit, ndërsa protestat vijojnë prej dy javësh kundër korrupsionit të shfrenuar të zyrtarëve.

Udhëheqësi kontrovers tha se synonte të bënte një “tronditje pozitive”, duke pretenduar se kështu i shërbente “dinjitetit dhe sigurisë së vendit”.

Gjatë dy javëve të fundit ai ka paraqitur reforma, duke përfshirë shfuqizimin e disa pozicioneve të kabinetit, dhe ulje të shpenzimeve, por lëvizjet janë të pakta krahasuar me ndryshimet strukturore që kërkojnë protestuesit.

Protestat kanë shkaktuar akuza të ndërsjella midis politikanëve, ku një kolaps i afërt ekonomik kërcënon të dëmtojë jetën qytetare dhe sistemin bankar të vendit.

Protestat kanë paralizuar vendin, duke çuar në mbyllje të shkollave e bankave.

Thellësia e krizës dhe mungesa e zgjidhjeve politike ka galvanizuar libanezët nga të gjitha bindjet politike dhe sferat e jetës, duke çuar në një lëvizje që tregon pak shenja të ngadalësimit, madje edhe pasi sheshi kryesor i protestës u “rrëmbye” nga qindra burra të martën.

Sulmi u fajësua nga demonstruesit në dy fraksione, Hezbollah dhe Amal, udhëheqësit politikë të të cilëve nuk mbështesin një ndryshim në qeveri. Udhëheqësi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah – figura më e fuqishme në Liban pavarësisht se nuk mban një pozicion zyrtar – ka paralajmëruar kaos nëse protestat lejohen të vazhdojnë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura