Protestat e serbëve në Malin e Zi, dëgjohen thirrjet: “Oj Kosovë, oj Kosovë”. Paralajmërimi i kryeministrit

Dec 31, 2019 | 8:20
SHPËRNDAJE

Protestat e serbëve në Malin e Zi kundër ligjit për komunitetet fetare ka kulmuar mbreme. Rreth 5 mijë persona janë mbledhur në vendin e quajtur ‘Shtyllat e Giurgiut’ dhe gjatë protestës, të pranishmit kanë filluar me thirrjet “Oj Kosovë, oj Kosovë”.protesta

Duke e parë gjendjen në Malin e Zi, figura të njohura publike në Serbi po paralajmërojnë që edhe në Kosovë gjatë vitit 2020 mund të ketë protesta të tilla nga serbët. Nga këto protesta të dhunshme të serbëve, mbrëmë janë lënduar disa police.

Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq paralajmëroi Mitropolitin Amfilohije të mos nxisë trazira në Mal të Zi.

“Ky është paralajmërimi i fundit për Mitropolitin Amfilohije për të mos nxitur trazira,” tha Markoviq. / Express

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura