Rama: Nga 1 janari hiqet TVSH për inputet bujqësore, nuk ndryshon pragu për pagat

Nov 13, 2018 | 23:16
SHPËRNDAJE

UPDATE/  Nga 1 janari i vitit të ardhshëm qeveria ka vendosur të heqë TVSH-në 20% për imputet bujqësore.

Lajmin e dha kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin “Repolitix”.

“Opozita nuk bën dot telenovelat me shije, jo më opozitë. Ne do bëjmë një relaksim në pjesën e sipërme, ndërkohë që po bëhemi gati për të realizuar një tjetër zotim. Zotimet janë pjesë e punës sonë. Do zerojmë edhe të gjitha imputet për fermerët. Pas 28 vitesh shteti shqiptar mbështet për herë të parë fermerët, duke hequr TVSH-në për imputet bujqësore”, tha Rama.

Gjithashtu, kreu i qeverisë foli edhe për taksimin mbi pagën, duke i dhënë fund debatit Braçe-Ahmetaj. “Pragu nuk ndryshon. Pagat që do taksohen do jenë ato mbi 30 mijë lekë”, tha Rama.

***

Kryeministri Edi Rama, ka folur për protestën e zhvilluar prej disa nga ditësh banorët e Unazës së re, të cilët kundërshtojnë prishjen e banesave të tyre për ndërtimin e “Unazës së Madhe”.

Rama tha se do veprohet ashtu siç e parashikon ligji, duke lënë të kuptohet se nuk do të ketë negociata me banorët, ashtu siç kanë kërkuar këta të fundit.

“Në vitin 2018 diskutohet që mund të imponohesh me forcë kundër interesit publik, kundër ligjit dhe interesit publik janë të tepërta ta diskutojmë. Unaza e madhe është një vepër e domosdoshme në realizim e sipër. Në atë segment aty është një nga pjesët e bllokimit, se kuptoj si mundë të diskutojmë sot, jo dogjën gomat, jo po e dogjën flamurin”, tha Rama.

“Ligjet janë të qarta, patjetër ka familja ka biznese kudo ka pasur kudo ka prevaluar interesi publik, për ata që kanë pronën të ligjshme ka kompensim sipas ligjit, ata që se kanë u jepet nga paratë e taksapaguesve një bonus qiraje për tre vite, për tre vite i paguan shteti qiranë derisa të gjejnë strehim. Shtëpia që u prishen është e paligjshme”, shtoi kreu i qeverisë.

“S’mund të prevalojë një ushtrim force i kotë dhe i nxitur nga opozita që s’ka asnjë shpresë, asnjë rrugë, është e dëshpëruar dhe ku ti gjejë njerëz që ti nxisi dhe ti përdori si mish për top”, deklaroi shefi i ekzekutivit.

“Ky është debat që unë e kam zgjidhur që në 2000-in”, e mbylli Rama, fjalën për këtë çështje.

Të dy kategoritë e banorëve janë shprehur kundër këtij propozimi në protestat që kanë zhvilluara. Ata që e kanë banën e legalizuar janë shprehur se kompensimi që parashikohet në ligj është shumë herë më i ulët se vlera e tregut. Ndërsa ata që banesat i kanë të paligjshme, hanë shprehur se vetë Rama i ka premtuar atyre legalizimin e banesave gjatë fushatës elektorale.

Dokumenti i Katanias për Tahirin/ Rama: Mësim i madh për ata që përdorin përgjimet për të arrestuar…

Kryeministri Edi Rama, duke iu referuar arkivimit të hetimeve nga Prokuroria e Katanias për ish-ministrin e Brendshëm Tahiri, Rama tha se, precedenti duhet të shërbejë si mësim i madh.

“I duhet kërkuar ndjesë (Tahirit) se akuzat rezultuan ashtu siç ishin, një llumë. U kërkua të arrestohet një deputet nga ajo që erdhi në formë llumi në parlament. Qëndrimi i PS ishte i drejte që refuzoi arrestimin. Imagjinoni që të pranimin arrestimin në bazë të llafeve të disa kriminelëve. Ky është mësimi i madh për ata që përdorin përgjimet për të arrestuar njërin apo tjetrin”, tha Rama në emisionin “Repolitix”.

I pyetur nëse do ta riktheje Saimir Thairin në PS, Rama nuk dha një përgjigje të prerë.

“S’flas me nëse dhe për sa i përket procesit që ka në Shqipëri s’kam koemnt. Problemet e çdo individi në PS me drejtësinë janë individuale, një familje, një organizatë, nuk gjykohet nga kjo gjë, por nga mënyra si reagon. U desh që të vinte PS në qeveri që të vihej ky standard. U kërkua që të arrestohej, dhe nuk pati asnjë akuzë. Prokuroria italiane provoi sa i drejtë ishte vendimi i PS, që refuzoi arrestimin e një deputeti në bazë të llafeve të disa kriminelëve. Ky është një mësim i madh. Sot ai është në një proces, ta çojë deri në fund. U shpreha për përgjimet, që ngritët tërë atë vorbull nëpër kazanë dhe rezultoi një vorbullë. Nuk më intereson kjo, më intereson ajo që një mal me baltë u hodh për llafet e disa kriminelëve. Italia ka folur për atë pjesë, për të cilën u kërkua arrestimi”.

Rama: Të fortët le të hanë kokën e njeri-tjetrit, janë të lutur ta bëjnë! (VIDEO)

“Këta që hanë kokën e njeri-tjetrit, ta hanë dhe mos u ngopshin”. Deklarata u bë nga kryeministri Edi Rama në studion e emisionit “Repolitix”, duke iu referuar “të fortëve”

Gjatë debatit në studio, gazetari Artan Hoxha i përmendi kreut të qeverisë vrasjen e pazbuluara të ndodhura së fundmi. Teksa u ndal te atentati në Durrës, Rama tha: “Këta që hanë kokën e njeri-tjetrin, s’ndjej gjë veçse marr frymë thellë. Këta që hanë kokën e njeri-tjetrit ta hanë dhe mos u ngopshin”.

“Vrasjen e njeri-tjetrit ta bëjnë dhe janë të lutur ta bëjnë”, shtoi.

Artan Hoxha: Po si, mund të vriten njerëz të pafajshëm…

Edi Rama: Unë po them kur vrasin njeri tjetrin.

“Këta që bëjnë të fortët do zhduken, jo fizikisht. Nuk do jenë më shqetësim për njerëzin në amjentet publike”, tha Rama.

Debati me gazetarin/ “E shkarkove Xhafajn? Nuk flisje me ministrin”… Rama: E pavërtetë, ai ka gojë vetë….

Kryeministri Edi Rama ka folur lidhur me dorëheqjen e Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit të Brendshmen. Shefi i ekzekutivit përsëriti edhe njëherë se, “Xhafaj dha dorëheqjen me vullnetin e tij të lirë”.

meta

I ftuar në studion e emisioni “Repolitix” në Report Tv, gazetari Nikollë Lesi, iu drejtua Ramës: E dëbove apo dha dorëheqjen kjo është një çështje që ha detyrim….

Rama: S’ka asnjë diskutim se s’kam pas asnjë arsye…Ka dhënë dorëheqjen me vullnetin e tij të lirë dhe do ketë respektin tim në punën që ka bërë.

Më tej, Lesi foli edhe për deklaratat e Astrit Avdylit, në gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda, të arrestuar në kuadër të aksionit policor “Vol-Vo 4”.

“Janë gjëra groteske se ata që i referohesh i ka arrestuar kjo polici”, tha Rama.

Më tej, Lesi tha se ka informacione se Rama nuk fliste me ish-ministrin Fatmir Xhafaj.

“E pavërtetë”, e kudnërshtoi Rama.

Kreu i qeverisë tha se Xhafaj ishte “i zgjedhur nga unë, i mbështetur nga unë dhe i tërhequr nga detyra me vullnetin e tij të lirë. Ai ka gojë vetë, e ka shprehur vetë, dhe të tjerat janë broçkulla që ziejnë në kazanin mediatik”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura