Protestat, Berisha: Mësuesit t’i bashkohen pedagogëve! Salillari i çon baulet me para Ramës që e shpërbleu me 8 milionë euro tender për pallatin që ndërtoi pa leje

Sep 28, 2022 | 8:27
SHPËRNDAJE

KELMENT BAÇI/ Kryetari i Partisë Demokratike u ka bërë thirrje qytetarëve dhe mësuesve që t’i bashkohen protestës së pedagogëve me 5 tetor dhe grevave që do të organizojë kjo parti për rrëzimin e qeverisë duke shprehur mbështetjen e tij për kërkesat e tyre, duke i konsideruar si të drejte dhe legjitime.

htrht-3-768x507-1-770x391

Gjatë një takimi me qytetarë të Gramshit, ish-Kryeministri hodhi akuza ndaj qeverisë për mënyrën si i ka trajtuar qytetarët gjatë këtyre viteve, duke risjellë në vëmendje edhe periudhën e pandemisë. “Pedagogët e universiteteve po japin një shembull të madh ne duhet t’i mbështesim, nëse edhe mësuesit i bashkohen protestës së tyre tirani nuk ka ku të shkoj. Unë dua t’u them mjekëve dhe infermierëve se koha është për greva dhe protesta të fuqishme në sistemin shëndetësor.

Po shkon drejt zhdukjes nga një njeri që nuk ka asnjë sens për qeverisjen dhe përgjegjësinë ndaj qytetarëve. Për vete blen vazo 4 milionë euro ndërsa mësuesve thotë se ua u rrita rrogën. Asnjë qindarkë nuk ka rrit, pasi ajo rritje është vetëm inflacioni i këtij viti. Mashtrim fund e krye! E njëjta gjë me pensionistët, të cilët nuk mjekohen dot pasi pensioni nuk u arrin as për kafshatën. Nuk ushqehen dot nuk jetojnë dot, në një kohë kur pensionet duhet të ishin 3 herë më të larta se sa janë sot. Çfarë do bëhet? Së pari do të vendoset minimum jetik me të cilin çdo qytetar do të përballojë ushqimin, ujin, ilaçet dhe energjinë elektrike.

Shqipëria i ka të gjitha mundësitë ti plotësojë të katërta. Unë premtoi nga këtu sot subvencion të plotë për çdo kulturë bujqësore që do të mbjellin fermerët. Unë kam një takim këto dy ditë me sindikatat, ku së bashku me to do të përcaktojmë minimumin jetik. Ju garantoj që do të ketë dyfishim të pensioneve. Por, çfarë kërkohet? Kërkohet të punojmë me çdo pensionist dhe çdo qytetar për t’i thënë stop regjimit. Unë i dëgjoj kërkesat tuaja jashtëzakonisht të drejta dhe ndiej revoltën që ju keni. Thirrja ime për ju dhe çdo qytetar të Gramshit dhe çdo qytetar shqiptar është të vendosim të shpëtojmë Gramshin dhe Shqipërinë nga një rrokullisje.

A duhet të bëjmë sehir ndaj një njeriu që ka marrë në dorë të gjitha pushtet, ndaj një njeriu që vendos për çdo gjë në kundërshtim me interesat e qytetarëve dhe interesat kombëtare. Është e domosdoshme që t’i japim këtij përgjigjen që meriton. Ky njeri nuk ka ndjenja për shqiptarët, tha Berisha. Ai për herë të parë ftoi në protestë edhe bizneset për shkak të rritjes së çmimit të energjisë. “Pasi ja ke rritur energjinë, i njofton dhe për një taksë 25%. Oligarkët e tij hapin tani kërpudhat e tyre si biznes i vogël. Atyre s’ju bënë dot gjë. Aty evadojnë një pjesë të evazionit dhe të pasurive. Shfarosin në masë biznesin e qytetarët. Kjo ndodh vetëm në Shqipëri. Ju bëjmë thirrje biznesmenëve të kalojnë në greva. Ulja e qepenave është akti më qytetar, më i përgjegjshëm ndaj këtij regjimi. Këtu duhet të arrijmë sa më shpejt. S’mund të ketë qëllim më madhor se sa shndërrimi i Shqipërisë në vendin ku të rinjtë të ndërtojnë emrin e tyre”, tha Berisha

AKUZAT

Ish-Kryeministri akuzoi Edi Ramën pasi sipas tij, i ka dhënë një tender me vlerë 8 milionë euro biznesmenit Pëllumb Salillari që sipas tij i ndan fitimet për pallatet me Kryeministrin. “Po oligarku Salillari çfarë pësoi për pallatin. Mori dje 8 milionë euro të tjera tender nga Edi Rama, si shpërblim për pallatin pa leje që ndërtoi. Jo dy standard, por një diskriminim jashtë çdo lloj standardi për qytetarët. Njërin e fut në burg për një kotec, ndërsa tjetrin e shpërblen pasi i mori pallatin.

Ai i çon baulet me euro atij. Edhe pallatin e ndan me të. U kërkon fëmijëve tani të japin lekë që të mbledhin një fond për transportin. Në një kohë që vetë, për oborrin e brendshëm të Kryeministrisë, blen 4 milionë instalacion arka druri dhe vazo për të kënaqur sytë e tij, pasi zotëria e tij po lodhet shumë duke vjedhur. Unë duhet t’ju dëgjoj ju me shumë kënaqësi dhe të siguroj që problemet tuaja do zënë vend të rëndësishëm në programin e PD-së, por përsëri ju ftoj të ngrihemi për të ndalur këtë rrokullisje të Shqipërisë”, tha Berisha. Kreu i PD-së akuzoi qeverinë se nuk ka bërë asgjë për Gramshin, ndërsa akuza pati edhe në adresë të sekretarit e Përgjithshëm të PS-së, Damian Gjiknuri, duke u shprehur se ai shkoi në Gramsh vetëm për të vjedhur votat e më pas ia mbathi.

“Gramshi ka shumë pasuri natyrore. Një kilometër rrugë në drejtim të saj nuk është ndërtuar nga Edi Rama. Gramshi është një rreth i harruar totalisht nga kjo qeveri e cila mban ndaj qytetarëve shqiptarë një qëndrim shpërfillës, një qëndrim çnjerëzor, fermerëve shqiptarë një qëndrim armiqësor. Kjo qeveri nuk ka lidhje me qytetarët. Një ditë në parlament, jo pa qëllim u ula në krahun e deputetëve socialistë dhe ua thashë në platformë, u ula për t’u thënë socialistëve se zërin e vërtetë tuaj e përfaqësojmë ne që trajtojmë nevojat e qytetarëve shqiptarë.

Çfarë zgjidhi Gjiknuri në këtë rreth, vodhi votat dhe ia mbathi. Edhe në Parlament aty ku janë. T’i dëgjosh ata, duket sikur qytetarët janë njerëzit e lumtur. Sipas tyre, edhe qumësht dallëndyshe kanë. E matin me veten e vetë. Çdo vendim e marrin për interesat e tyre në kundërshtim me interesat e qytetarëve. Sot deklaronte që arka është mirë”, u shpreh ishKryeministri. Kryetari i PD-së hodhi akuza edhe për mënyrën si qeveria e përballoi pandeminë. “Ku është katandisur sot mjekësia, e tregoi koronavirusi. Ne shqiptarët patëm, u futëm në grupin e 3-4 vendeve me vdekshmërinë më të lartë në botë. Si shpërblim, si akt për të thënë që mirë jua bëri, ajo e cila i linte mjekët e infermierët pa maska e doreza dhe zhvillonte tenderë. Ajo riemërohet ministre përsëri sepse ndan paratë me Kryeministrin”, u shpreh Berisha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura