Protesta te “Unaza e Re”/ Veliaj: Sa herë që tejkalohet sherri dhe mbaron puna, fiton i gjithë qyteti

Nov 19, 2018 | 20:42
SHPËRNDAJE

Kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj, shfrytëzoi një aktivitet nga  “Pazari i Ri” në kryeqytet, për të dhënë një mesazh për protestën e banorëve të “Unazës së Re”.

“Në Tiranë, sa herë që bëhet punë ka gjithmonë një parti që mbjellin sherr, por sa herë që tejkalohet sherri dhe mbaron puna, fiton i gjithë qyteti”, tha Veliaj.

veliaj

“Mbaj mend kur ne filluam punën e Pazarit të Ri, se Yllit i qesh buza tani, por para 1 viti e gjysmë, sherr që kam bo unë me Yllin, na duket lule ai te Unaza e Re. Se kështu thoshte edhe Ylli, këtu do vritemi, mbi trupin tim e, këtu do derdhet gjaku e, unë do ta mbroj me armë e. Ja, shi ja bën me dy gishtat përpjetë. O ka bo kërcënime Ylli kundër zhvillit këu ose ajo e Unazës së re është limonatë. Megjithatë ja ku jemi sot! Me Yllin jo vetëm që jemi bërë shokë për kokë, vëllezër, por jemi edhe bashkë-organizatorë të shumë prej gjërave të bukura që ndodhin këtu. Kështu që shembullu për të gjithë ata që si Ylli para një vit e gjysmë, bënin zhurmë dhe rrëmujë, bllokonin çdo investim, bënin be dhe rrufe, sot Ylli është më mirë, Pazari është më i mirë, Tirana është më e mirë”, tha kreu i Bashkisë Tiranë.

“Nesër, Astiri do jetë më mirë, Unaza e Re do jetë më mirë, Tirana do jetë më mirë dhe gjithë dhe gjithë Shqipëria që do të kalojë aty do të jetë më mirë. Dhe nëse kemi mësuar një gjë nga e kaluara është kjo: që në Tiranë, sa herë që bëhet punë ka gjithmonë një parti që mbjellin sherr, por sa herë që tejkalohet sherri dhe mbaron puna, fiton i gjithë qyteti. Fitoi Pazari i Ri, fitoi Bulevardi, Lodrat te Liqeni, të gjitha investimet që kemi bërë te Unaza e Vogël. Unë besoj se Nëse mbajmë këtë ritëm dhe e trajtojmë vitin 2019 si një vit i mundësive të mëdhaja, ne mund të bëjmë mrekulli për qytetin tonë”, shtoi Veliaj.

pema

Ylli, të cilit i referohet kryebashkiaku në fjalën e tij, më herët kundërshtoi Veliajn për projektin e “Pazarit të Ri”, ndërsa sot u shfaq bashkë me të, në aktivitetin e zbukurimit të zonës për festat e fundvitit.

Untitled

Në këtë aktivitet, e pranishme ishte edhe deputetja socialiste e zonës Vasilika Hysi dhe ish-kryetarja e FRESH, Joleza Koka.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura