Protesta të shtunën/ Basha ftesë qytetarëve: Ejani të gjithë, nuk është luftë, unë do jem me familjen

Jan 26, 2018 | 13:21
SHPËRNDAJE

Kryetari i PD pas takimit me aleatet i ka bere thirrje shqiptareve te marrin pjese ne protesten e dites se shtune pasi sic tha nuk do te jete lufte por spektakel i bashkimit te shqiptareve qe nuk pranojne bandite ne qeveri.

basha me aleatet

“Te dhenat flasin per nje pjesemarrje rekord, pjesemarrje gjigande. Ne sheshin e protestes neser do derdhen me qindra e mijëra demokratë e socialiste që paralajmëron dhe shpall këtë raport të ri të shumicës dërrmuese të shqiptarëve të vendosur për cliruar nga krimi qeverine. Unë do jem me familjen time, nuk do jetë luftë, dio jetë spektakël, shumica e shqiptarëve të ndershëm se pranojnë më realitetin e banditëve në qeveri, e kanë vendin në burg. Ndaj ejani të gjithë mos rrini në shtëpi duke mallkuar, dita e nesërme është dita e shpalljes së bashkimit më të madh të shqiptarëve të ndershëm”, tha Basha, i cili vijoi:

“Cdo skenar dhune qe shprehet, si burime policore, shpreh panikun e Edi Rames”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura