Protesta të rinjve të PD, reagon Rama: Njësoj si çingiet tek filmi “Koncert në vitin ‘36”, Saliu më qesharak se…

Jun 17, 2018 | 13:52
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me protestën e të rinjtë të PD, të cilët kanë pasur disa tubime gjatë ditës së sotme dhe kanë bërë thirrje për tu larguar.

Rama ka thënë me ironi se janë njësoj si çingiet tek filmi “Koncert në vitin ‘36″

dhunimi xhemal gjiknushi

Pjesë nga deklarata

Nëse do ishin bërë gjërat me radhë, ‘Rruga e Arbrit’ do kishte mbaruar 10 vite më parë. Por qeveria jo vetëm nuk e përfundoi por vetëm e pickoi, siç bëri në të gjithë Shqipërinë. Po ashtu na la dhe një gropë të madhe borxhesh.

Kemi gjetur 5 kontrata, por rruga nuk shihej asgjëkundi. E njëjta situatë ishte kudo dhe dua ta përsëris pasi kjo ishte një situatë e rëndë.

E di si është historia e qeverisë sonë, sikur kryefamiljari kishte lënë të gjitha lekët në kazino dhe i lë borxhet familjes. Kështu ishim dhe në kur morëm qeverinë se ashtu e kishte bërë Saliu.

Kur po vija rrugës, pash nja 20-30, ishin njësoj si çingiet në Koncert në vtin 36. Por ky është më qesharak se roli i Albert Vërrisë në filmin “koncert në vitin 36”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura