Protesta/ Prokuroria e Tiranës nis procedim penal për Erjon Veliajn

May 14, 2016 | 7:54
SHPËRNDAJE

Prokuroria e Tiranës ka nisur procedim penal për protestën e dy ditëve më parë të organizuar nga Bashkia e kryeqytetit pranë selisë së Gjykatës Administrative.

Kryetari i Bashkise se Tiranes, Erion Veliaj dhe qytetare te Tiranes, gjate nje proteste para godines se Gjykates Administrative te Apelit, kunder ndertimit te nje pallati 17 katesh prane diges se Liqenit Artificial./r/n/r/nTirana's Mayor, Erion Veliaj and citizens of Tirana, during a protest before the building of the Administrative Court of Appeal against the construction of a 17 storey building near Artificial Lake.

Përmes një njoftimi zyrtar bëhet e ditur se, organi i akuzës e ka ndërmarrë nismën e tij për veprat penale “organizim të manifestimit të paligjshëm” dhe “kanosje e fyerje ndaj gjyqtarëve”.

Sipas njoftimit, Prokuroria e Tiranës ka kërkuar sekuestrimin e pamjeve filmike të protestës së 11 majit, të transmetuara në televizione.1463157100_foto2pdf

Përmes protestës, e drejtuar nga kryebashkiaku Erion Veliaj, kërkohej dorëheqja e trupit gjykues që ishte caktuar për të gjykuar çështjen e lejes së ndërtimit dhënë për kompaninë “Gener 2”, për ndërtimin e një godinë 17-katëshe në vendin përballë digës së liqenit artificial në Tiranë.

Top Channel

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura