Protesta për Teatrin/ Aktivisti Goci: Duam drejtësi, burg autorëve! Një ditë që nuk protestuam, na etiketuan si…

May 22, 2020 | 20:43
SHPËRNDAJE

Në protestën e thirrur nga Aleanca për Teatrin pasditen e sotme, pedagogu dhe aktivisti, Ervin Goci tha se protestat duhet të vazhdojnë çdo ditë.

goci

Ai u shpreh se një ditë kur nuk u zhvillua protestë, kryeministri i akuzoi ata si parti e Presidentit Ilir Meta.

Ai bëri thirrje që kjo ngjarje të mos shihet si e izoluar, pasi prej protestave tek Teatri SPAK është vendosur në lëvizje kurse ambasada amerikane u zgjua dhe reagoi.

Goci: Duhet të jemi përditë këtu. Një ditë pushim bëjmë dhe ngrihet zallamahia dhe na thonë parti e Metës. E kemi bërë të qartë se duam drejtësi, burg autorëve. Hajnat burg. Nuk lejojmë që vepra kriminale të ftohet, dhe ne të ikim të mërzitur. Aleanca ka marrë një iniciativë që do të zhvillohet nga zhvillimet këtu. Ne mos i lëmë kurrsesi që të mbulojnë skenën e krimit me këto bizhutë që i quajnë këtu për të pastruar paratë. E kemi denoncuar, unë kam qenë e angazhuar. Nuk duhet parë si ngjarje e izoluar. Se për shkak të kësaj proteste, ka filluar SPAK, u zgjua ambasada amerikane që flinte gjumë top.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura