Protesta për tarifat e larta, ministri Ramës falenderon studentët: Na kujtuan se ndryshimi…

Dec 8, 2018 | 15:23
SHPËRNDAJE

pandeli-majko-ne-kuvend_1493795371-2538493Ministri i Diasporës, Pandeli Majko ka uruar përvjetorin e Lëvizjes së Dhjetorit, duke e quajtur atë si “Dita e ndryshimit”.

Majko në një status në Facebook ka falënderuar studentët, të cilët prej 3 ditësh janë duke protestuar kundër tarifave të larta arsimore.

Ministri i qeverisë ka falënderuar studentët që po protestojnë, duke thënë se e majta është reflektuese dhe do ta bëj dallimin.

“Gëzuar përvjetorin e Lëvizjes së Dhjetorit, dhe Ditën e Ndryshimit.

 Sot “ndryshimi” lëviz midis një të majte reflektuese dhe një të djathte përkujtuese.

Sot, kjo ditë festohet nga ata që duan dhe pranojnë ndryshimin.

Sot studentët dhe politika “festojnë” të ndarë.

Faleminderit studentëve që na kujtuan se ndryshimi nuk shkruhet por ndodh. E majta reflektuese do ta bëjë dallimin. Ajo që vjen është mbi pushtetin që është. Jam i bindur”, shkruan Majko.

Majko

8 7 6 5 4 2 3 1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura