Protesta për prerjen e pyllit/ Klosi me banorët e Bulqizës: Do verifikoj kontratën

Jul 21, 2018 | 15:28
SHPËRNDAJE

Prej disa ditesh ne proteste, banoret e Fushe Bulqizes kane kundeshtuar nje kontrate koncensionare per prerjen e pyllit prane zones se tyre. Ministri Klosi udhetoi sot drejt Bulqizes ne protesten e rradhes se paralajmeruar prej tyre.

klosi1

Ministri Klosi degjoi shqetesimet e banoreve qe kundeshtoi kontrate e dhene disa vite me pare. Ne pergjigje te shqetesimit te tyre, ministri Klosi deklaroi se kjo qeveri ka premtuar se aleanca me qytetaret dhe degjimi i zerit te tyre eshte ne themel te qeverisjes. Ministri Klosi deklaroi mbeshtetjen per cdo shqetesim qe shkon ne mbrojtje te mjedisit.

Klosi deklaroi mbeshtetjen qytetare dhe institucionale – ” Si qytetar jam me ju, si minister do ndjek procedurat ligjore pér verifikimin dhe pezullimin e kontrates” – deklaroi ministri Klosi. Ai tha se do verifikohet si eshte dhene konktrata. “ Paçka se pylli është në pronësi të pushtetit lokal dhe tashmë kontratën duhet ta implementojë kryetari i bashkisë, unë do kërkoj në bazë të inspektimit që ka bërë Inspektorati i Mjedisit, pezullim të kontratës. Ju falënderoj se keni bërë një mision shumë të madh, atë të mbrojtjes”, tha Klosi mes banorëve që brohoritën deklaratën e tij.“Kemi premtuar mbjelljen e 20 milion e 200 mije peme deri ne 2020. Kjo eshte zone shume e bukur qe nuk duhet te ngrihet mbi v shkaterrimin e mjedisit, por mbi zhvillimin e perdorimit te resurseve natyrore” – deklaroi Klosi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura