Protesta për dëmshpërblimet, ministrja Gjonaj pret ish të përndjekurit dhe merr përsipër…

Jan 11, 2018 | 17:04
SHPËRNDAJE

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, priti sot në një takim përfaqësues të një grupi ish të dënuarish politik të regjimit komunist, pas kërkesës së tyre për të marrë informacion lidhur me dosjet e tyre për dëmshpërblim.

ish te perndjekurit gjonaj

Gjatë takimit, dhe pas ballafaqimit me strukturat përgjegjëse në Ministri, dolën në pah disa problematika dhe vonesa lidhur me trajtimin e mëparshëm disavjeçar të dosjeve të ish të dënuarve.

ish te perndjekurit gjonaj

Ministrja Gjonaj mori përsipër ngritjen e një praktike të re pune në Ministrinë e Drejtësisë, që do të ketë në fokus rishikimin e të gjitha kërkesave për dëmshpërblim që janë ende në shqyrtim në Ministrinë e Drejtësisë. Në këtë kuadër, Ministrja u premtoi ish të dënuarve transparencë të plotë dhe përgjigje në afate të shkurtra lidhur me statusin e dosjeve të tyre.

ish te perndjekurit gjonaj

Ministrja e Drejtësisë u anagazhua personalisht për trajtimin me objektivitet dhe paanësi të të gjitha kërkesave për shqyrtim.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura