“Rritja e pagave vetëm për 4 universitete!”-Protesta para Kuvendit, pedagogu: Nuk është plotësuar asnjë nga kërkesat tona!

Nov 24, 2022 | 11:01
SHPËRNDAJE

Ditën e sotme, paralel me seancën plenare, kanë dalë në protestë edhe pedagogët, përballë Kuvendit të Shqipërinë.

Njëri prej pedagogëve të pranishëm në protestë u shpreh se edhe pas protestave të vazhdueshme, deri më tani, nuk është realizuar asnjë prej kërkesave të tyre.

Ai shton edhe rritja e pagës prej 8 % për të cilën flitet, është vetëm për stafin akademik dhe vetëm në disa universitete specifile.

Për pedagogun, protesta bëhet për të sensibilizuar opinionin publik dhe jo për të treguar forcë.

“Asnjë nga kërkesat tona nuk është realizuar deri më tani. Rritja e pagës nuk është realizuar. Rritja e pagave prej 8 % është bërë vetëm për stafin akademik në katër universitete. Ne të tjerët jo. Sot bëhet fiks dy muaj dhe unë nuk di asgjë. Ne protestën e kemi patur për sensibilizim, as për dhunë, as për forcë. Ka qenë një kërkesë nga disa anëtarë të sindikatës dhe meqë sot ka qenë edhe seanca plenare, në vendosëm të dilnim sot në protestë”, u shpreh njëri prej pedagogëve për Euroneës.

Kujtojmë se pedagogat prej dy muajsh kanë organizuar protesta të njëpasnjëshme lidhur plotësimin e kërkesave të tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura