Protesta para Gjykatës/ Tirana u blindua nga 1000 policë, 5 persona u shoqëruan në komisariat

Apr 4, 2018 | 19:16
SHPËRNDAJE

Mes protestave dhe sigurisë të lartë të rendit u dha sot nga Gjykata e Kukësit masa e sigurisë për 23 të arrestuarit në kukës të cilët protestuan në Kalimash për taksën e vendosur nga qeveria për “Rrugën e Kombit”.

POLICIA TEK GJYKATA2

11 prej të arrestuarve u lanë në qeli pas vendimit nga gjyqtarja Alma Ahmeti.

E ndërsa para gjykatës u zhvendosën protestuesit e shumtë disa prej të cilëve familjarë të të arrestuarve por edhe përfaqësues nga shoqëeria civile dhe deputetë të opozitës .

Që prej ditës së djeshme Drejtoria e Policisë vendosi në gatishmëri 6 komisariate.

Po ashtu mësohet nga burime zyrtare se kanë qenë të paktën 1000 policë në gadishmëri.

Po ashtu Shërbimet e Policisë të Komisariatit nr. 2 shoqëruan për disa minuta në ambjentet e këtij Komisariati dhe proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Tubim i paligjshëm”, “Pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Prishje të rendit dhe qetësisë publike”, shtetasit:

 

– Y.Sh., 34 vjeç;

– S.P., 21 vjeç;

– A.Z., 28 vjeç;

– G.Gj., 30 vjeç;

– M.N., 30 vjeç.

 

Keta shtetas u shoqeruan sipas procedurave standarde dhe Rregullores së Policisë së Shtetit dhe në asnjë moment nuk është ushtruar dhunë ndaj tyre.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjygjësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura